BLUETOOTH

Detajet e Festës së beqarisë së Orinda Hutës

09:40 - 15.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play





Jemi mësuar që festat e beqarisë të jenë me striptista meshkuj dhe dhurata seksi për nusen, por festa e beqarisë e Orinda Hutës nuk ka qenë aspak e tillë. Në këtë festë tema ishte zogu Tweety. Ajo e ka edhe në dorë një tatuazh të zogut Tweety, një detaj që lidhet me historinë e dashurisë së Orindës me Turin. (Ai e thërret Orinën ‘zogu pushverdhë’). Tek pjatat ishin vargjet e refrenit të këngës ‘Tonight’, që ndoshta ka qenë kolona zanore e dashurisë së tyre. Po kush qëndronte pas gjithë kësaj surprize? Motra e Orindës, e cila jeton në Irlandë, kishte krijuar një grup të fshehtë WhatsAppi me mikeshat e Orindës. Pasi organizuan gjithçka, njoftuan Orindën, e cila mendonte se po shkonte për një darkë. Dhe e kuptoi që kishte rënë në grackë vetëm kur u përball me dekorin brilant, të realizuar nga Geraldina Sposa dhe dëgjoi tingujt e ‘Marry You’ të Bruno Mars.
Ngjitur me resortin ku po festonin vajzat kishte muzikë live dhe nuk mungoi një “Napolon” si dedikim për Orindën, ashtu siç i ka hije një nuseje tironse.
Vajzat festuan deri në orët e para të mëngjesit. Ishte një festë mes mikeshash njëlloj si ato që jemi mësuar të shohim nëpër filma. Në fakt, aty kemi parë edhe festa të çmendura me striptistë, por tek Orinda nuk e zbuluam dot, nëse shoqet e saj kishin menduar edhe një surprizë kaq pikante.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.