BLUETOOTH

Rrëfehet modelja/ Anisa Mukaj: Ja çfarë quaj “sexy”

09:00 - 15.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pamela Aliaj

Vera ka nisur e nxehtë edhe për ish-velinën e “Fiks Fare”, Anisa Mukaj. Bukuroshja brune i ka nisur pushimet jashtë vendit, të cilat ende nuk kanë mbaruar. Në një intervistë për “Bluetooth”, ish-velina ka thënë se si do të jetë kjo verë për të, si dhe projektet që e presin në të ardhmen. Ajo nuk ka lënë pa përmendur edhe pasionet e saj në jetë dhe si e sheh veten tani pas eksperiencës në “Fiks Fare”.


Ku do t’i kalosh pushimet këtë verë? Keni menduar të shkoni jashtë shtetit?
Pushimet e kësaj vere i kam filluar fillimisht me familjen time. Zgjodhëm Italinë si destinacion për të pushuar. Kemi qëndruar për rreth 7 ditë duke vizituar vende të ndryshme si Bari, Polignano a Mare, Albero Bello, Napoli dhe Capri. Sapo jam kthyer në Tiranë, arsyeja e të cilës është dhe diplomimi. Në gusht sigurisht që do lëviz përsëri, këtë herë me shoqërinë dhe si destinacion kemi zgjedhur jugun e Shqipërisë.
A keni të dashur?
Shpeshherë më kanë pyetur rreth kësaj gjëje. Nuk kam pasur asnjëherë asnjë përgjigje. Preferoj të jem diskrete. Jetën private e ruaj me fanatizëm.


Ke ndërmend të nxirrni foto seksi në rrjetet sociale?
Do publikoj vetëm foto rreth pushimeve të mia. “Sexy” brenda normës, jo duke kaluar në vulgaritet.
A do t’i ktheheni sërish televizionit?
Nuk e përjashtoj asnjëherë kthimin në televizion dhe nuk mund të them që kam hequr dorë prej tij.
Çfarë planesh keni për vjeshtë? Ndonjë projekt i ri?
Konkretisht po merrem me disa plane të miat, por që është ende herët për t’i zbuluar. Ato shtrihen përtej botës së modelingut. Është një aspekt që më dhuron kënaqësi, më bën të ndihem e apasionuar. Shpresoj që unë ta zbuloj akoma më tepër këtë rrugë, por edhe të më zbulojnë (qesh), ta vazhdoj më tej pasi gjithçka e bukur që mund të dashurohet, mund të arrihet falë këmbënguljes. Asgjë nuk është e pamundur, pavarësisht vështirësive në dukje apo të hasura përgjatë çdo drejtimi në jetë.


Do të dojë të ishe moderatore e një emisioni në televizion?
“Fiks Fare” ka qenë gjithmonë një trampolinë e mirë për të hyrë në botën e televizionit dhe jo vetëm si prezantuese. Shumë prej vajzave, të cilat kanë qenë velina më parë, kanë krijuar një profil të tyrin në televizion. Gjithsesi, unë asnjëherë nuk ndjek rrugën e planifikimeve për të ardhmen. Gjithçka ia lë në dorë fatit. Është ai që shpesh na rezervon surpriza dhe shtron para nesh zgjedhje që ndoshta as nuk i kishim menduar më parë. Ndaj dhe rrugën drejt televizionit ia lë kohës.
Ke qenë pjesë e një formati në televizion si velinë e “Fiks Fare”. Ku e gjen veten Anisa më tepër, si balerinë, modele? Apo ke një tjetër pasion?
Për sa i përket baletit, do ta quaj një ëndërr në sirtar, që mbeti gjithmonë aty pavarësisht përpjekjeve të mia të dikurshme. Për momentin e gjej veten më shumë në fushën e modelingut. Jam drejt kësaj rruge dhe jam e kënaqur drejt hapave që po hedh jashtë Shqipërisë. Absolutisht që nuk mund të them që jam një modele, sepse për t’u quajtur e tillë, duhet shumë punë dhe përkushtim, por mund të them që jam në hapat e mi të parë dhe drejt rrugës së duhur drejt suksesit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.