BLUETOOTH

VIP-a në Plazh/ Pushimet jashtë Shqipërie të Aida Shtinos, Dafina Zeqiri, në pozë të sikletshme

13:00 - 15.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Edhe këtë të shtunë nuk do të harrojmë të ndezim temperaturat me foto nga VIP-at tanë në plazh. Janë të shumta momentet e tyre “hot”, por ne do të zgjedhim më pikantet. Në suplementin tonë të kësaj radhe të “VIP-ave në Plazh” fotot janë akoma më provokuese se herët e kaluara. Mesa duket temperaturat kanë ndikuar mjaftueshëm në postimin e fotove sa më provokuese të VIP-ave tanë.




Pamela ALIAJ

Dafina Zeqiri
Në një pozë të sikletshme e kemi parë këtë radhë këngëtaren kosovare. Dhe po flasim pikërisht për bukuroshen Dafina Zeqiri. Ajo ka preferuar të kalojë këto ditë të nxehta me shoqërinë në pishina. Në fotot që ajo ka postuar në rrjetin e saj në “Instastory”, Dafina shfaqet më seksi se kurrë. Këtë nuk e themi vetëm për linjat e saj fantastike e super të tonifikuara, por, gjithashtu, edhe për pozicionin e fotos që ka marrë. Në një foto ajo duket se ka marrë një pozicion tepër provokues, por, gjithashtu, dhe të sikletshëm, sepse arrihen t’i duken pothuajse edhe pjesët intime.


Olti Curri
Këtë radhë do ta mbyllim pak ndryshe këtë “sfilatë” të vipave tanë. Kemi zgjedhur që pse jo të nxjerrim momente edhe nga vipat tanë meshkuj, se si i kalojnë ata pushimet këtë verë. Ketë radhë në krye të listës së tyre është opinionisti Olti Curri. E kemi ndjekur në rrjetet e veta sociale që poston shpesh foto nga pushimet e tij. Këtë verë ai i nisi pushimet jashtë vendit, ku rastisi edhe në një avion me moderatorin dhe këngëtarin e njohur, Ardit Gjebrea. Olti zgjodhi të shkonte në Turqi, në një resort të veçantë dhe tepër relaksues. Dhe nuk përfundoi me kaq. Nuk mund të linte pa vizituar edhe bregdetin Jonian, duke zgjedhur një nga vendet më të lakmuara të VIP-ave, Jalën. Nga postimet e bëra, Olti duket që po kalon momente super në ujerat e kristalta të bregdetit jugor të Shqipërisë.


Aida Shtino
E nisim maratonën tonë me ish moderatoren e emisionit “Njerëz të humbur”, Aida Shtino. I ka munguar vërtet ekranit për një kohë të gjatë, por edhe rrjeteve sociale, mund të themi se nuk ka qenë tepër aktive. Më në fund Aida shfaqet në një foto në “Instagram”, ku ka dalë vetëm profil dhe me syze. Mund të themi dhe të shpresojmë se ky është fillimi i një serie fotosh të tjera të momenteve të nxehta të kësaj vere për Aidën? Nuk i dihet. Ne po presim.

Viola Spiro
Bukuroshja Viola Spiro, është një tjetër sirenë, e cila nuk i ka shpëtuar postimeve me bikini as kësaj radhe. Pas pushimeve të saj në Capri të Italisë, ku e pamë në foto fantastike në brigjet italiane, ish-velina e “Fiksit” është rikthyer në Shqipëri. Kësaj radhe atë e shohim seksi dhe të ëmbël në një foto ku ka dalë me bikini të zeza dhe në krah mban një vogëlushe që e ka zënë gjumi. Mbetet sërish e bukur dhe seksi velina jonë, edhe në poza të tilla të ëmbla.


Jonida Spahiu
Vazhdojmë maratonën me një tjetër moderatore simpatike. Këtë radhë në fokus do të sjellim bukuroshen brune, Jonida Spahiu. Mesa duket këtë verë tendencat kanë qenë më tepër ndaj rrobabanjove me ngjyrë të zezë. Edhe bukuroshja Jonida nuk ka harruar të ndjekë tendencat e kësaj vere. Me rroba banje trup të zi ajo vjen provokuese, seksi dhe tepër stylish. Duket se e zeza i shkon shumë moderatores së Digitalb.


Rozana Radi
Por mbrapa nuk mbetet as këngëtarja e njohur, Rozana Radi. Ajo ka preferuar të postojë disa foto me rroba banje të zeza, të cilat nxjerrin në pah gjoksin e saj të bollshëm. Në këto foto këngëtarja shfaqet shumë provokuese dhe seksi në të njëjtën kohë. Pavarësisht se u përfol tepër më parë për ndërhyrjen e bërë, mund të themi pa frikë se me këto linja Rozi është tepër joshëse dhe tërheqëse. Dhe ka ditur se si t’i nxjerrë në pah me anën e këtij body të zi të hapur në zonën e gjoksit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.