BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Mbrojtësi i devotshëm i Ligjit antiduhan. Amarda Toska rekrutja më e re në PD

16:00 - 16.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Mbrojtësi i devotshëm i Ligjit antiduhan Goxhaj. Mbrojtësi i devotshëm i Ligjit antiduhan Goxhaj. Pasditet misterioze të Rudina Magjistarit. Amarda Toska rekrutja më e re në PD





Mbrojtësi i devotshëm i Ligjit antiduhan Goxhaj
Penelopa në mëngjez thurrte pëlhurën, natën e shthurte atë… Të njëtën gjë duket se bën edhe Altin Goxhaj, i lëvizjes “Zgjohu”. Ai njihet si mbrojtës i flaktë i Ligjit Antiduhan. Po ç’të shohim. Ai jo vetëm që e pi duhanin, por këtë e bën edhe në ambiente publike. E pra njeriu që bën propagandë më shumë se kushdo është ai vetë që i thyen i pari rregullat dhe shembullin e tij na e jep pikërisht në këtë foto.


Julka, shopping me mbesat…!
Edhe pse ka pak kohë që nuk shfaqet në ekran, Julka vijon punën e saj si drejtore në radio NRG. Ajo sapo gjen kohë të lirë, ia mbath për të bërë shoping. Ja dhe një nga momentet e preferuara të Julkës. Duket sikur atë nuk e lënë të dalë e pashoqëruar, por jo. Ajo zgjedh që të shoqërohet nga dy mbesat e saj të vogla, Patricia dhe Aleksa, kur del për shoping. Por, nëse zgjedh të bësh shoping me më të vegjlit, duhet të përshtatesh me lojërat e tyre. Kjo është arsyeja që e shihni Julkën të përfshirë maksimalisht në këtë argëtim të radhës. Fundja të bësh shoping, nuk është vetëm një mënyrë për të larguar stresin, por edhe për t’u kënaqur.


Pasditet misterioze të Rudina Magjistarit
Edhe pse ka vite që Rudina Magjistari është shfaqur në ekran, gjithmonë ajo ka reflektuar një imazh solid. Sekreti? Ne sapo e kemi zbuluar, është pikërisht noti që e mban në formë të plotë. Vajza e njohur e televizionit kalon një kohë të konsiderueshme gjatë pasditeve duke u tonifikuar dhe shtendosur muskujt. Kjo nuk është aspak e re, pasi të gjithë i dinë të mirat e notit, por Rudina nuk ka hequr dorë nga ky sport i bukur, duke e njohur shumë mirë sekretin e kësaj “kure” që ndal moshën. Ndërkohë, për sa i takon anës estetike, ajo këtë ia ka besuar qendrës së saj estetike, ku shpesh kalon seanca të gjata për të pasur look sa më të bukur.


Amarda Toska rekrutja më e re në PD
Në fakt, ajo nuk i ka shfaqur asnjë herë bindjes e saj politike, por ja më në fund ne e zbuluam se zemra e saj, përveç Ermal Mamaqit, rreth edhe për skuadrën e drejtuar nga Sali Berisha. Kjo është e habitshme të mendosh, se “Portokalli”, bën shumë humor me kryeministrin dhe Ami që është pikërisht në anën e tij. E pranishme në një nga festat e kryeqytetit, Amarda Toska qëndron ngjitur me deputetët e PD-së, Gert Bogdani dhe Lajla Përnaska. Madje duartrokitja e kësaj të fundit me Amardën është në sinkron. Ndërsa, deputeti më i ri i Kuvendit, Gert Bogdani është duke ndjekur me kërshëri atë që ndodh në sallë, pa buzëqeshje ashtu si Ami dhe zonja Pernaska.
Ky shkrim u botua më 14 nëntor 2009 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.