BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Alban Dudushi feston bashkëjetesën. Shpati & Afërdita ditëlindje në Tiranë…!

16:00 - 18.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Alban Dudushi feston bashkëjetesën. Shpati & Afërdita Ditëlindje në Tiranë…! Rikthimi dhe ikja përsëri e Gaz Pajës. Sokoli, pinjolli i suksesshëm i familjes ish-kryeministrore





Alban Dudushi feston bashkëjetesën
Tashmë dihet që gazetari i njohur Alban Dudushi, pas divorcit nga gruaja bashkëjeton me një nga gazetaret e programit që prezanton. Madje, ata shfaqen shumë shpesh bashkë, duke qenë frekuentues të rregullt të pub-eve të Tiranës. Por, këtë herë duket se janë duke festuar pikërisht bashkëjetesën e tyre të lumtur. Ndoshta, fakti që ata punojnë në të njëjtin televizion, madje edhe ndajnë së bashku shpesh barrën e punëve, i ndihmon që të forcojnë më shumë lidhjen e tyre dashurore. Pa folur për argëtimin, i cili është pjesë e pandashme e fundjavave të tyre, mes alkoolit dhe muzikës.

Shpati & Afërdita Ditëlindje në Tiranë…!
Asnjëherë nuk shfaqen veçmas në Tiranë, që kurse kanë deklaruar fejesën e tyre. Afërdita Dreshaj dhe Shpat Kasapi kanë qenë të ftuar në Tiranë në një ditëlindje, ku edhe kanë festuar me miqtë e tyre më të afërt. Këto takimet i kthejnë shpesh në qendër të vëmendjes, prandaj edhe ata nuk i thonë jo ftesave që u bëhen. Ardhjet e shpeshta në kryeqytet nuk janë vetëm një mundësi e mirë për t’u argëtuar, por edhe një mënyrë që do t’u mbushë mendjen gojëve të liga se realisht Shpati dhe Afërdita janë zyrtarisht të fejuar. Në rrethin e miqve besnikë me të cilët takohen në Tiranë, janë edhe stilisti Joni Peçi dhe këngëtarja Gerta Heta.

Rikthimi dhe ikja përsëri e Gaz Pajës

Një pjesë shumë e mirë e publikut u mërzit kur këtë sezon në ‘Portokalli’ nuk panë personazhin e tyre të preferuar i cili interpretonte jo pak role. Por nuk kaluan shumë puntata dhe ai u shfaq përsëri me një tjetër skeç që ngjalli të qeshura dhe brohoritje në sallë por edhe nëpërmjet ekranit. Ndërkohë mësohet se Gazi ikën përsëri dhe rikthimi i tij kishte qenë vetëm për një pjesë të ‘Portokallisë’. Arsyeja? Një master specializimi që aktori po ndjek jashtë vendit të cilit i është përkushtuar tërësisht për momentin. Por a do të ketë një rikthim të dytë të tij në ekran? Deri më tani nga aktori ende nuk është njoftuar gjë.

Sokoli, pinjolli i suksesshëm i familjes ish-kryeministrore
Ndryshe nga i ati, Fatos Nano, Sokoli zgjodhi të përfshihet më shumë në fushën e biznesit sesa në atë të politikës. Por, kjo zgjedhje e tij, duket se ka rezultuar vërtet e suksesshme. Kështu ai ka konfirmiar se vjen nga një familje që do të bëjë kopmpromise, në këtë rast me klientët, në këmbim të argëtimit. Sokol Nano është pronar i një prej lokaleve më të dëgjuar në Tiranë, prandaj sapo shkel aty, ai është gjithmonë në lëvizje. Ai duket se ka harruar gotën dhe ka nisur të merret seriozisht me punën e tij të zakonshme, duke ndjekur me sy situatën që ndodh në club-in e tij, pasi kështu konfirmon se është një pinjoll i denjë i familjes ish-kryeministrore.
Ky shkrim u botua më 14 nëntor 2009 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.