Media

Ironia e Ardian Ndrecës: Me mësue historinë prej Muqit, asht si me i kërkue leksione finance Sudes!

22:13 - 18.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ardian Ndreca ka reaguar ashpër ndaj Mustafa Nanos, pas deklaratave të këtij të fundit në lidhje me Gjergj Kastriot Skënderbeun.

“A mund të ketë Muq Nano teza historike?

As për historinë e katundit të vet…Ky asht nji mjeran që ka nevojë me ja lakue emnin e asgja ma tepër.

Me mësue historinë prej Muqit asht si me i kërkue leksione finances Sudes”, shkruan Ndreca në faqen e tij në FB.

Mustafa Nano deklaroi disa ditë më parë se, “ne sot themi që Skënderbeu ka qenë shqiptar dhe ka qenë i joni, ndërkohë që ai ka qenë më shumë i krishterë se shqiptar kur u bë i famshëm, madje ai nënën e ka pasur sllave. Etnia nuk ka qenë shumë e rëndësishme atëherë dhe martesat mes shqiptarëve dhe serbeve bëheshin pa problem.

Një pjesë e historianëve në Shqipëri i kanë mëshuar idesë se shqiptarët dhe sllavët janë armiq të përjetshëm, se ka një kimi të munguar dhe këtu thonë një gënjeshtër të madhe. Në 150 vitet e fundit po, raporti është i vështirë midis shqiptarëve dhe sllavëve apo shqiptarëve dhe grekëve. Por kjo sepse lindën nacionalizmat ballkanike, lindën këto ndjenjat kombëtare. Më përpara nuk kanë pasur gjëra të tilla, kanë bashkëjetuar për bukuri me njëri-tjetrin”.

Ai tha edhe se Skënderbeu ishte shqiptar me nënë serbe.

“Fakti që nëna e tij ka qenë serbe nuk i heq asgjë pohimit se Skënderbeu është shqiptar. Ashtu si ky pohim nuk e zhbën dot faktin që nëna e Skënderbeut ka qenë serbe. Kjo është historia.

Të gjitha mund t’i bëjmë sipas qejfit, por jo historinë. Historia është ajo që është. “Për inat” të shumë idiotëve e marrokëve që do donin të ishte ndryshe. Dhe kjo histori na thotë se nëna e Skënderbeut ka qenë serbe, e që vetë Skënderbeu ka hyrë, e ka mbetur, në histori si shqiptar 24 karatësh.

Nuk është vetëm babai me origjinë shqiptare që e bën shqiptar. Është më shumë se kaq, është jeta e tij prej shqiptari, mes shqiptarëve, në troje që më së shumti banoheshin prej shqiptarëve. Janosh Huniadi ishte i tëri rumun në origjinë, e megjithatë ai ka mbetur si hero i hungarezëve, sepse luftoi më së shumti me hungarezët, për hungarezët, s’ka gjë se në thelb luftërat e tij, ashtu si edhe ato të Skënderbeut, ishin kryesisht në mbrojtje të Krishterimit”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.