KULTURË

“Pluhur”, ekspozita fotografike e Shqipërisë së rrethinave në Itali

09:03 - 18.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play


‘Dust’, pluhur, në anglisht. Ky është titulli i projektit fotografik të Michele Cera, që mund të vizitohet deri më 23 korrik në galerinë ‘Arra Spaaace’. “La Repubblica” në Bari, shkruan se titulli është vënë i tillë sepse “pluhuri është ai që ka gjetur në Shqipëri artisti, diku prej shesheve të ndërtimit të një vendi në ndryshim çdo ditë e diku prej peizazheve urbane”.
Është një projekt afatgjatë ky i tij, “në vendin e shqiponjave, dokumentaristi nga Pulia ka qenë mes viteve 2007 dhe 2013, kështu që ka fotografuar transformimet- tani të mbetur skenarë të pezulluar në një kohë të papërcaktuar gjetiu, të tilla si në një dimension pritjeje të përjetshme. Kjo ndjesi pritjeje për kush e di se çfarë, ndryshimin mbase, del në mënyrë të qartë përmes imazheve të Cera-s, kur vihet në dukje lidhja mes figurës së njeriut me arkitekturën e qyteteve shqiptare. “Si në traditën më të mirë italiane fotografike, nuk ka një temë të veçantë e cila mund të sjellë njësitë e imazhit, nëse nuk është pikërisht identiteti i vendit: Albania” – shkruan në kritikën e tij Emanuele Clarizio, rreth projektit “Pluhuri”, që në vitin 2013 u bë një katalog i botuar nga shtëpia botuese gjermane “Kehrer” (Antonio Di Giacomo).
Katalogu paraqet një sërë fotografish të marra në Shqipëri nga fotografi italian Michele Cera (1973 në Bari). Fillimisht i nxitur nga një interes për një vend gjeografikisht shumë afër vendlindjes së tij, por shumë ndryshe nga ana kulturore dhe historike, autori ka hulumtuar për vite në periferi të qyteteve shqiptare, duke zbuluar vende që kujtojnë imazhet italiane të pasluftës. Duke luajtur si me reminishencat e neorealizmit italian dhe me një traditë të caktuar fotografike, këto fotografi i paraqesin shikuesit një vështrim lirik mbi njerëzit dhe mjedisin e tyre, duke sugjeruar një lidhje midis brishtësisë së peizazhit urban të Shqipërisë dhe paqartësisë së ekzistencës njerëzore. Puna e tij është e përfaqësuar në koleksionet kryesore publike, duke përfshirë Maxxi (Muzeu Kombëtar për Artet e shekullit të 21-të) në Romë, Muzeun e Territorit të Biellës, Linea di Confine per la Fotografia Contemporanea. Ai është bashkëthemelues i Platformës Dokumentare, një arkiv vizual për Italinë bashkëkohore.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.