Kryesore

Akuzat e Fatos Lubonjës: Rama do të eliminojë edhe mediat. Shoqërinë civile e quan të vdekur

17:52 - 19.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




“Show”, kështu i ka quajtur analisti Fatos Lubonja dëgjesat publike të Ramës, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”. Sipas analistit Lubonja, kryeministri Rama duhet të diskutojë me ekspertët dhe specialistët problematikat në vend, dhe të mos anashkalojë institucionet. “Në vend që të diskutojë me ekspertë e specialistë situatën dhe mënyrat si do të veprojë për ta zgjidhur atë, ai po bën show sikur është në fushatë. Kjo është mënyra si e kupton ai politikën. Ana tjetër e medaljes, është ky popull. Sepse ky popull këtë feste do. Zihen aty se kush do marrë mikrofonin. Kjo lloj qeverisje direkt me popullin siç mund të kuptohet nuk është demokratike, dhe është antiinstitucionale. Janë institucionet ato që janë më afër qytetarit.

Ky është një lider madhështie që identifikohet me njeriun e pagabueshëm, apo edhe populli mendon se është i pagabueshëm. Padyshim që ankesa ka, por nuk mund të veprohet kështu, apo të zgjidhen kështu. Ankesat e qytetarëve duhet të filtrohen në institucione. Mënyra që po ndiqet është komplet populiste, e shëmtuar si imitim”, tha Lubonja. Më tej analisti tha se Rama po përpiqet të eliminojë institucionet si dhe mediat në vendin tonë.

“Nga sistemi i tepsisë, dalim tek ky i lidhjes direkt me popullin. Eliminohen institucionet, mediat, po e po, i quajti kazani, dhe shoqërinë civile e ka quajtur të vdekur me kohë. Kjo mund të na sjellë pasoja më të këqija nga ç’i kemi menduar. Nuk duhet ta mendojmë vetëm Ramën në këtë. Pas Ramës është një oligarki e tërë, një sistem që po punon me formën e piramidave të viteve ’97. Tani janë paratë e pista që po pastrohen, që nuk dihet ku do na çojnë”, u shpreh analisti Lubonja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.