BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji / Fashion by Ardit Gjebrea. Ingriti nën tutelën e Inisit. Dimri i vetmisë së madhe për Blushin

16:00 - 19.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Fashion by Ardit Gjebrea. Moisiu: Pëllumb mos u tut nga ato që thotë Xhelili.  Ingrit Gjoni nën tutelën e Inisit. Dimri i vetmisë së madhe për Ben Blushin





Fashion by Ardit Gjebrea
Ky është viti i 11 i festivalit “Kënga Magjike”, për këtë qëllim Ardit Gjebra ndihet kaq i lirshëm dhe buzëqesh për t’i dhënë kurajo artistëve para se të nisin ethet e garës. I veshur me një xhaketë të bardhë, këmishë dhe jelek me po të njëjtën ngjyrë, Arditi konfirmon edhe një herë se daljet e tij në skenë janë edhe një “sfilatë” e vogël që prezanton shijet e tij të rafinuara.

Gjithmonë është dalluar për veshjet e zgjedhura në skenë, prandaj edhe në këtë eveniment Gjebrea konfirmon se veçse një prezantues i madh, dallon nga të tjerët edhe për faktin e të qenit fashion. Në krah të tij shfaqet edhe kantautori Flori Mumajesi, i cili edhe ka mbyllur natën e parë të Festivalit “Kënga Magjike”. Dhe meqë ai ka qenë edhe i fundit në rradhë, është shfaqur më i qeti nga të gjithë.


Moisiu: Pëllumb mos u tut nga ato që thotë Xhelili
Me një trëndafil të kuq në dorë, ish-presidenti Alfred Moisiu i ka ka rrahur shpatullat Servet Pëllumbit, jo më shumë për ta përkrahur për qëndrimin e tij politik, por për t’i dhënë forcë që të mbahet fort dhe të mos dëgjojë ato që thotë Xhelil Gjoni ndaj tij. Kjo nuk është pak, por një këshillë e mençur e dhënë nga ish-presidenti, që kur vjen puna për çështjet e së shkuarës, është një ndër personalitetet që jep opinionin e tij. Pëllumbi, si një politikan i vjetër ndihet i justifikuar para moshatarit të tij, që e njeh të shkuarën po aq sa ai, edhe pse përsa i takon krahut politik kanë qenë të dy në kahe të kundërta.


Ingrid Gjoni nën tutelën e Inisit
Nuk ka pikë dyshimi që motra e madhe, është konsulentja më e mirë për Ingridin para se të nisë shfaqja. Ingrid Gjoni e veshur me një veshje tipike gladioatorësh, shfaqet krah së motrës Inisit e cila e ndihmon jo vetëm për veshjen, por edhe për detajet e tjera para se të ngjitet në skenë. Fakti që motra e vogël ka zgjedhur një këngë me fabul dhe veshje gjithashtu, do të thotë se Inisi është duke piketuar regjinë skenike të Ingridit. Fundja, ajo është ende motra e vogël dhe përpos famës dhe suksesit që ka fituar, ajo ka sërish nevojë për “tutelën” e Inisit.


Dimri i vetmisë së madhe për Ben Blushin
Nga momenti kur vendoset të mos shfaqet në mjediset e selisë rozë, Ben Blushi, duket gjithmonë e më shumë jo i qetë. Paparaci ynë shpesh e ka sjellë të përgjumur, të lodhur apo duke u menduar. Kjo gjendje duket se ka vijuar ta shoqërojë sërish atë, duke fërkuar sytë nga përgjumja. Të jetë vallë duke punuar për ndonjë libër të ri apo duke menduar për ndonjë lëvizje tjetër kundër Ramës, që kalon netën pa vënë kokën në jastëk. Nuk dihet arsyet përse ai po shfaqet me këtë pamje ndaj së cilës nuk mund të kursesh kritikat, gjithsesi “Bluetooth”, mendon se ky largim i Blushit nga Partia Socialiste e ka goditur shumë rëndë.
Ky shkrim u botua më 21 nëntor 2009


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.