Kryesore

Eduard Selamit nuk “i pritet”: Jemi shumë pranë fitores, do të ringrejmë PD

18:14 - 19.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga zgjedhjet për kryetarin e ri të PD, një nga kandidatë duket se “nuk i është pritur” për të thënë se është shumë afër fitores. Nga rrjetet sociale, Eduard Selami ka thënë se të shtunën demokratët do të vendosin për modernizimin e partisë dhe se ai është i gatshëm të ringrejë opozitën.

Statusi i Eduard Selamit

Të dashur miq,

Dua të ndaj me ju lajmin e mirë se po i afrohemi fitores. Pas një fushate të gjatë rreth 1 muaj, përjetova me shumë dashamirësi çdo moment ku pata mundësinë t’ju takoja, të shprehja pikëpamjet e mia dhe të dëgjoja atë që ju kishit për të thënë.

Falë mbështetjes së shumtë që më keni dhënë këto javë, falë përkrahjes së vizionit tim gjatë ditëve të fundit, tani ne besojmë se ringritja e Partisë Demkoratike do të ndodhë me shpejtësi mbi bazën e vlerave demkoratike dhe perëndimore.

Kjo do të jetë një fitore e bashkimit të gjithë demokratëve. Kjo fitore do të ngjallë shpresën e çdo demokrati dhe shqiptari se njësoj si për PD, më e mira do të vijë edhe për Shqipërinë. Së bashku do të afrojmë PD tek vlerat e saj ideologjike, do të përfaqësojmë shtresat e djathta. Kjo do të jetë një fitore e çdo demokrati që do të jetë një zë i fuqishëm për vendimmarrjen brenda Partisë Demkoratike.

Të shtunën më 22 korrik, të gjithë demokratët do të vendosin për modernizimin e partisë së tyre dhe bashkë me të, edhe për modernizimin e Shqipërisë. Unë jam besimplotë se së bashku me ju, do të arrijmë të hapim një faqe të re për Partinë Demokratike dhe për Shqipërinë.

Faleminderit


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.