Kryesore

Ambasada e SHBA jep njoftimin e rëndësishëm: Ja hapat që duhet të bëni për vizat e fejesës

15:30 - 20.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka bërë një njoftim për vizat e fejesës. Në këtë njoftim, thuhet se ata që aplikojnë për vizat e fejesës duhet të jenë takuar me të fejuarin ose të fejuarën qytetare Amerikane përpara se ai ose ajo të dorëzojë një peticion për personin në fjalë.

“Pas gjithë atyre këshillave të mrekullueshme që kemi marrë javën e kaluar, Kenny dhe unë kemi vendosur të udhëtojmë në Valbonë këtë javë. Ne shpresojmë që të marrim një ftesë për të provuar fli dhe dhallë. Përpara se të nisemi, ne duam t’ju japim disa këshilla të shpejta në lidhje me vizat e fejesës. A e dinit ju që ju duhet të jeni takuar me të fejuarin ose të fejuarën qytetare Amerikane përpara se ai ose ajo të dorëzojë një peticion për ju?

Gjithashtu, nëse viza juaj miratohet, ju duhet të martoheni brenda 90 ditëve të mbërritjes në Shtetet e Bashkuara. Për më tepër informacion mbi vizat e fejesës vizitoni faqen tonë: https://go.usa.gov/xRT2a ose më dërgoni pyetjet tuaja”, shkruhet në faqen e ambasadës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.