Kryesore

Demiraj fiton betejën me ministrinë e Brendshme, rikthehet kolonel në Forcat e Armatosura

08:45 - 20.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Dritan Demiraj, ministri i Brendshëm, ka fituar betejën në Gjykatë më Ministrinë e Mbrojtjes, duke u rikthyer në detyrën që mbante në vitin 2014, atë të kolonelit në Forcat e Armatosura.

Në këtë mënyrë, Demiraj ka fituar të drejtën për të qenë sërish pjesë e Forcave të Armatosura.

Në studion e Ora News, Demiraj tha se reforma në drejtësi ka filluar të japë efektet e para, edhe pse është pak për ta quajtur sukses. Madje shtoi: “Eshte bere presion i jashtëzakonshëm që unë të mos kthehem në punë”

Më konkretisht, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, Tiranë, vendosi të shfuqizojë urdhrin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të rikthejë Demirajn në detyrën e mëparshme ose në një detyrë të të njëjtit nivel, si dhe pagesën për të gjithë periudhën që ka qenë i liruar nga detyra.

Gjithashtu të gjitha shpenzimet gjyqësore i ngarkohen Ministrisë së Mbrojtjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.