Kryesore

Demiraj lirohet nga akuzat, Kodheli nuk e lë me kaq: Menjëherë pas vendimit të Apelit…

10:34 - 20.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Mimi Kodheli, ministrja e Mbrojtjes, nuk ka ndërmend të tërhiqet pas vendimit të Apelit për të rikthyer në punë kolonel Dritan Demirajn, sot ministër teknik i Brendshëm. Në një njoftim të kësaj ministrie thuhet se Kodheli do ta çojë çështjen në Gjykatën e Lartë, sapo të marrë të zbardhur vendimin e Apelit.

“Gjykata Administrative e shkallës së parë i ka dhënë të drejtë Ministrisë së Mbrojtjes për vendimin që ka marrë për largimin nga FA të kolonelit në lirim Dritan Demiraj. Gjykata e Apelit vendosi dje të pranojë padinë e kolonelit në lirim. Në këto kushte, mënjëherë sapo të njihemi me vendimin e gjykatës të zbardhur, Ministria e Mbrojtjes do të ushtrojë rekurs përpara gjykatës së lartë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.