Kryesore

Mimi Kodheli e “kërcënon”, por ministri Demiraj përgjigjet me libër kundër ISIS-it

14:37 - 20.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Mimi Kodheli, ministrja e Mbrojtjes, nuk ka ndërmend të tërhiqet pas vendimit të Apelit për të rikthyer në punë kolonel Dritan Demirajn, sot ministër i Brendshëm. Demiraj, ka fituar betejën në Gjykatë më Ministrinë e Mbrojtjes, duke u rikthyer në detyrën që mbante në vitin 2014, atë të kolonelit në Forcat e Armatosura. Ai u shkarkua për thyerje disipline.

Po sot, ministria e Mbrojtjes lajmëroi se Mimi Kodheli do ta çojë çështjen në Gjykatën e Lartë, sapo të marrë të zbardhur vendimin e Apelit.

“Gjykata Administrative e shkallës së parë i ka dhënë të drejtë Ministrisë së Mbrojtjes për vendimin që ka marrë për largimin nga FA të kolonelit në lirim Dritan Demiraj. Gjykata e Apelit vendosi dje të pranojë padinë e kolonelit në lirim. Në këto kushte, mënjëherë sapo të njihemi me vendimin e gjykatës të zbardhur, Ministria e Mbrojtjes do të ushtrojë rekurs përpara gjykatës së lartë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Por, kjo lëvizje nuk duket se e ka intimiduar ministrin e Brendshëm. Ai gjatë kësaj kohe ka punuar edhe mbi librin e tij të ri, “Ngritja dhe rënia e shtetit islamik – ISIS”, të cilin do ta promovojë në datën 27 korrik.

GSH.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.