Kryesore

Sali Berisha: Edi Ramës i ka hyrë frika në palcë, ka marrë 2.7 milion shpulla

16:28 - 20.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Nëpërmjet Facebook-ut, Sali Berisha ka shkruar ditën e sotme se Edi Ramës i ka hyrë frika deri në palcë. Sipas ish-kryeministrit edhe pse ka marrë 75 mandate ai është i tmerruar nga 2.7 milion shpulla që ka marrë nga shqiptarët.

Statusi i plotë

Mexhliset e Norieges, deshmi e panikut te madh!

Te dashur miq, kesaj rradhe Edi Rames i ka ngecur fitorja ne gryke. Pavaresisht nga 75 mandatet, ai eshte i tmerruar nga fakti se 2,7 milione shqiptar me te drejte vote, e kane ndeshkuar ate me voten e tyre kunder ose dhe me hidhur, me voten bojkot ne zgjedhjet qe Noriega organizoi me 25 qershor.

Keshtu, friken deri ne palce nga 2.7 milion shpulla, siç i quan ai ne psikolgjine aterore votat kunder dhe bojkot, ai beson se mund t’a kaloje nepermjet mexhliseve, nje forme kjo e vjeter me konotacion fetar por dhe laik i perdorur shekuj me pare dhe qe perdoret edhe sot nga chiftein beduinesh, princer apo sheike per te komunikuar dhe njohur me ankesat e gjendjes qe sundojne.

Keshtu pra miq, listat e zeza dhe mexhliset po zevendesojne ligjet dhe institucionet ne shtetin e Norieges apo timonierit, qe plasi per te bere pak, apo njeçik shtet!! sb


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.