Kryesore

Atentati në lagjen “4 Dëshmorët“/ I plagosuri , aktori i njohur jep emër të rremë policisë

10:05 - 21.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




26-vjeçari qe mbeti i plagosur mbrëmjen e djeshme, pasi u qëllua me armë në afërsi të gjimnazit “Partizani”, në Tiranë nuk ka dashur të tregoje emrin e vërtete ne spital. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:10, në rrugën “4 Dëshmorët”, ku kalimtarët gjetën të gjakosur të riun dhe menjëherë lajmëruan Policinë. Dëshmitarët kanë denoncuar në polici se kanë dëgjuar 7 të shtëna arme zjarri dhe më pas kanë gjetur të plagosur një person, i cili ndodhej i shtrirë në krah të një automjeti të parkuar. Burimet thanë se fillimisht u dyshua për një atentat të mundshëm. Ndërsa i plagosuri u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës.

Panorama ka zbuluar sot se i plagosur eshte Mishel Manoku, aktori shqiptar, i cili ka luajtur ne filmin “Saimir”, si djali i Xhevdet Ferrit. Gazetarja e Panorama, Etleva Delia, raporton se e shkuara e tij mund te jete pista kryesore e atentatit.

Sipas mjekëve, i riu ka dy plagë armë zjarri dhe i është nënshtruar një operacioni. Paraprakisht ai është jashtë rrezikut për jetën. “Panorama” shkruan se kur është pyetur për emrin në momentin e parë që ka mbërritur në urgjencën e Spitalit të Traumës, i plagosuri ka dhënë një emër të rremë, duke thënë se quhej Nishe Prendi. Por identiteti i tij i vërtetë është zbuluar nga karta e identitetit që i është gjetur në portofol. Burime nga Policia thanë se i plagosuri quhet Edison Delia dhe nuk dihen ende arsyet se përse ka dashur të fshehë identitetin.

Gjithashtu, nga ana tjetër, ai nuk ka treguar as se kush e ka qëlluar, duke pretenduar se nuk ka parë asgjë. Më pas është futur në sallën e operacionit dhe pritet që të merret në pyetje gjatë orëve në vijim. Informacioni paraprak nga Policia: Më datë 20.07.2017, rreth orës 21:11, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur telefonatë për të shtëna me armë në afërsi të gjimnazit “Partizani”. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.

Ndërkohë që nga verifikimet paraprake ka rezultuar se në rrugën “4 Dëshmorët”, është gjendur një shtetas i shtrirë dhe i gjakosur i cili është transportuar në spitalin “Ushtarak”, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar gëzhoja të qitura nga armë e llojit pistoletë. Janë ngrit pika kontrolli në hyrje dalje të zonës dhe vazhdon krehja e territorit. Grupi hetimor po vazhdon punën për saktësimin e gjeneraliteteve të të plagosurit dhe zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.