BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Elvana Gjata siç nuk keni parë, torturë me bikutina në kokë

16:00 - 21.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Elvana Gjata ‘torture’ bikutinash. Bojken Lako, tani kameraman. Të pathënat e Kastriot Çaushit. Klevisi, prova në karaoke





Elvana Gjata ‘torture’ bikutinash
Paskuintat janë gjithmonë vendi ku mund të zbulosh, sa të duruar janë artistët, vetëm për të pasur një pamje sa më të bukur në skenë. Këtë e konfirmon Elvana Gjatë, së cilës i është dashur të presë minuta të tëra me bikutina në kokë, para se të dalë në skenë. Një torturë e vërtetë, të mendosh që emocionet nuk janë të pakta në atë çaste. Megjithatë, kjo sakrificë për Elvanën është mëse e justifikueshme, për këtë qëllim ajo kalon kohën duke biseduar me mikeshat artiste që duket se kanë mbaruar procesin e zbukurimit. Ndoshta ato po i japin kurajo derisa të dalë në skenë, ku aty do të përjetojë emocione krejt ndryshe nga paskena.


Bojken Lako, tani kameraman  
Nëse të gjithë shkojnë në panairin e librave për të blerë libra, ka të tjerë që merren me dokumentimin e këtij aktiviteti. Një prej tyre qenka edhe kantautori Bojken Lako. Në fakt, kur mbërriti kjo foto u çuditëm! Edhe pse Boku (siç e kanë pagëzuar prej kohësh) është përpjekur të kamuflohet me një kapuç në kokë që i arrin tek vetullat, aq sa për pak i mbulon edhe sytë, ai nuk ia ka dalë t’i fshihet paparacit tonë. Habia tjetër ishte se përse është katandisur kështu… të bëjë këtë profesion, ndërkohë që siç thuhet, ai ka marrë pagesa të majme nga koncertet që ka bërë për fushatën e Partisë Demokratike… të mos ketë ditur t’i administrojë mirë paratë Boku?


Të pathënat e Kastriot Çaushit
Figura e tij lidhet ngushtë me kinemanë, madje për shumë femra ikona e tij ka qenë e lakmuar. Por, kohët e fundit ai është mjaftuar vetëm me dhënien mësim në Akademinë e Arteve. Një zgjedhje e tij kjo? Apo regjisorët nuk e shohin më si një protagonist në filmat dhe shfaqjet e tyre?! Ndoshta kjo është dhe arsyeja që ai ndihet pak si i kapur mat në këtë foto, ku bashkëshortja e tij në krah e sheh me një vështrim inkurajues. Me një gotë koktejl në dorë, Kastriot Çaushi po shijon festën në të cilën merr pjesë dhe duket edhe pak si i mënjanuar nga të pranishmit e tjerë aty. Të ketë pasur nevojë për pak intimitet, apo të ketë bërë ndonjë bisedë familjare në këtë ambient miqsh…?!


Klevisi, prova në karaoke
Klevis Bega, i njohur nga të gjithë si Kastro     Ziso, në divorc me emrin dhe të kaluarën e tij, këtë herë është kapur në një nga karaoket e kryeqytetit. Me një cigare në dorë, ai ka braktisur për pak çaste miqtë që ndodheshin me të në tavolinë, ka rrëmbyer mikrofonin dhe nuk i ka thënë dot “stop” energjisë që i buron nga brenda… këngës! Ndoshta ka qenë duke performuar këngën e tij më të re, konkurruese në Festivalin “Kënga Magjike”, megjithatë tifoja e publikut edhe këtë herë nuk i ka munguar. Bega njihet jo vetëm për këngët dhe muzikën e tij të bukur, por edhe për tekstet mjaft interesante që realizon. Të shohim se nëse këtë herë krijimi i tij i ri do të shpërblehet me ndonjë çmim…
Ky shkrim u botua më 21 nëntor 2009 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.