Kryesore

Detaje të reja/ Zbulohet identiteti i plotë i aktorit të plagosur mbrëmë dhe konflikti me njerkun

11:50 - 21.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Zbulohet identiteti i saktë i të pagosurit dje në mbrëmje në Tiranë. Ai është shtetasi Mishel Prela 31 vjec një emër jo pak i njohur për policinë dhe drejtësinë shqiptare. Policia ndërkohë njoftoi sot kapjen e autorit të dyshuar një 31 vjecar me iniciale M.P i cili plagosi Prelen ne pjesen e barkut dhe në gjymtyrë. Ngjarja e rëndë ndodhi dje në mbrëmje rreth orës 21.11 në rrugën ”4 dëshmorët” në afërsi të gjimnazit  ”Partizani”.

I plagosuri u transportua në spitalin “Ushtarak”ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Në vendin e ngjarjes policia sekuestroi 8 gëzhoja të qitura nga armë zjarri pistoletë. Fillimisht i plagosuri i paraqiti policisë identitet të rremë duke u paraqitur me emrin si Mishel Manoku, ku mbiemri Manoku i perket njerkut  te tij. Ndërsa në xhep iu gjet dhe një kartë identiteti por me nje identitet krejt tjeter si Edison Delia. Pas verifikimeve permes krahasimit të gjurmëve të gishtave u zbulua identiteti i  saktë të të plagosurit dhe ky është Mishel Prela. Dosja e Mishel Preles është me precedente te mjaftueshem penale.

Nga një kërkim ne internet mesohet se pikërisht ky shtetas në gusht 2010 ka plagosur me thike një 23 vjecar të quajtur Ervin Zallumi, dhe u arrestua katër muaj pas këtij krimi ku vuajti disa vite burg për tu lënë i lirë në 2014. Këtë vit ai dhunoi ne banesen e tij njerkun Ermir Manoku madje ka tentuar ta vrasë ate dhe me thikë. Gjykata e shkallës së parë dha masën e arrestit me burg, por gjykata e apelit rrëzoi kete mase duke  e lene te lire dhe ne arsyetimin e kësaj gjykate personi nen hetim  diten e ngjarjes ka qene i dehur  dhe nuk ka patur ndermend te kryej ndonje veper penale , aq me teper ne shtepine e vete.

Në mars të këtij viti Prela dënohet për kundershtim të punonjësit të policisë, ndërsa ka lënë qelitë për këtë vepër penale vetem dy muaj më parë. E përpos kësaj panorame të errët të jetës së tij, ka dhe dicka rozë, Mishel Preli ka tentuar të aktroje, dhe një përpjekje të tillë e ka bërë në filmin “Saimir”të Xhevdet Ferrit duke luajtur një rol episodik.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.