Kryesore

Genc Pollo ‘lëshon bombën’: Bushati në Paris, francezët po mendojnë të rikthejnë vizat

18:27 - 21.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Genc Pollo ka reaguar ditën e sotme për vizitën e Ditmir Bushatit në Francë. Deputeti i PD ka thënë se ministri i Jashtëm nuk ka shkuar në Francë për investime, por për të ndaluar me plan masash largimin e shqiptarëve drejt shtetit francez. Më tej Pollo shkruan se rrezikohet vendosja e vizave.

Statusi i plotë

Bushati sefte në Paris me qeveritarët e Presidentit Macron. Jo për investimet e tregtinë, as për integrimin në BE e as për ndonjë bashkëpunim tjetër dypalësh. Por për të ndaluar me plan masash kurbetin e shqiptarëve që tashti po kap kulmin e po lë pas Afrikën e Lindjen e Mesme. Si me rilindistët 1 ashtu dhe me ata 2.0. Shqipëria që deshëm? Fracezët thonë se do të vijnë pas tre muajsh në Tiranë për të kontrolluar zbatimin. Përmendet mundësia e rivendosjes së vizave Schengen. Shqipëria që deshëm?


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.