Kryesore

Plagosja në Tiranë/ Detaje të reja, i riu u qëllua me 6 plumba, në spital e çoi një vajzë (precedentët)

01:42 - 21.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një plagosje me pistolete ka ndodhur në orët e mbrëmjes së sotme.  Bëhet me dije se pranë gjimnazit “Partizani” është qëlluar me 6 plumba një person që ne spital ka thene se quhet Edison Delia, i cili ka qenë i ulur në një lokal në rrugën “4 dëshmorët”. Dëshmitarë thanë se janë dëgjuar disa të shtëna, por nuk kanë mundur të shikojnë autorin.

Nderkohe, GSH.al mësoi se ndryshe nga sa u tha ne fillim, i plagosuri nuk eshte transportuar nga policia apo ambulanca por nga nje djale dhe nje vajze me makinen e kesaj te fundit. GSH.al shkruan se i plagosuri qe ka identitet tjeter nga ai qe ka paraqitur, eshte çuar ne QSUT dhe me pas ne spitalin Ushtarak. Ai mban identitet te ndryshuar pasi ka qene ne kerkim nga policia dhe ka qene gjithashtu i denuar ne Itali per trafik te lendeve narkotike.

Njoftimi i policisë

Më datë 20.07.2017, rreth orës 21:11, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur telefonatë për të shtëna me armë në afërsi të gjimnazit “Partizani”. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se në rrugën “4 Dëshmorët”, është gjendur një shtetas i shtrirë dhe i gjakosur i cili është transportuar në spitalin “Ushtarak”, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar gëzhoja të qitura nga armë e llojit pistoletë. Janë ngrit pika kontrolli në hyrje dalje të zonës dhe vazhdon krehja e territorit. Grupi hetimor po vazhdon punën për saktësimin e gjeneraliteteve të të plagosurit dhe zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

GSH.al

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.