Kryesore

“Rrijnë të zhveshura dhe i fshijmë prezervativët”, banorët flasin për prostitutat shqiptare në Itali

19:12 - 21.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Zona “Borgo Vittoria” në Itali është famëkeqe për prostitutat që e kryejnë profesionin në ambiente publike. Gjysmë-lakuriq, ato dalin në rrugë për të joshur klientët e tyre, me të cilët më pas kryejnë dhe marrëdhnie në rrugë pa pikë problemi.

Megjithatë kjo është kthyer në problem për banorët e zonës, të cilët kanë protestuar kundër pamjeve me të cilat ata mund të përballen në jetën e përditshme. Pjesë e këtij rrjeti të madh prostituash, janë dhe vajza shqiptare, të cilat sëbashku me vajza rumune apo afrikane e kanë bërë atë territorin të tyren, dhe gjatë gjithë kohës janë nën mbikëqyrjen e tutorëve.

‘Të gjithë skenat e tyre të turpshme përveç ditës ata i fillojnë në orën  21:00, e ndërsa fëmijët janë të pranishëm në rrugë të shoqëruar nga prindërit. Në rrugë ne numërojmë katër ose pesë vajzat, flasin me zë të lartë dhe minimalisht janë të zhveshura” thotë një banor.  Në mëngjes, pastruesve të rrugës u duhet të fshijnë prezervativëve të përdorura, mbështjellësve plastike dhe shami të pista, shkruan Torino Today.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.