Kryesore

Atentati/ 80 mijë euro për të ekzekutuar aktorin. Ja emrat e të arrestuave. Sherri për plagosjen e vjetër

18:53 - 22.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Për plagosjen me armë zjarri të Mishel Prelës policia e Tiranës ka njoftuar në një deklaratë për media  se kjo ka qenë një vrasje me pagesë, mbetur në tentativë nga një grup i strukturuar kriminal.

Sipas kreut të Policisë së Tiranës Ardi Veliu për ekzekutimin e tij janë paguar 80 mijë euro që porositësi do t’ia jepte autorit.

Policia ka arrestuar të gjithë  grupin kriminal, që nga porositësi, ekzekutori dhe përkrahësit pas kryerjes së krimit.
Ervin Zallumi, është 30 vjeç i cili ka porositur vrasjen e 28 vjeçarit. Ndërsa Shkëlzen Buçi ka qenë ekzekutori. Gazetarja Klodiana Lala thotë per “GSH” se vite me pare, shenjestra Mishel Prela kishte plagosur me thikë Zallumin.
Njoftimi i policisë
Menjëherë pas ndodhjes së ngjarjes, nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë u organizua puna për zbardhjen, dokumentin dhe arrestimin e autorëve, ku u zhvillua dhe u finalizua operacioni “Pagesa”.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të strukturave të policisë, kryerjes së veprimeve profesionale dhe hetimore paraprake në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, grumbullimit të provave në vendngjarje, si dhe nga informacionet e marra nga vetë strukturat policore, është bërë e mundur që brenda 24 orëve të zbardhet dhe të dokumentohet e gjithë ngjarja.

Është dokumentuar i gjithë mekanizmi i ngjarjes, ku kemi të bëjmë me një vrasje me pagesë, mbetur në tentativë, nga një grup i struktruar kriminal.

Si rezultat i operacionit u arrestuan të gjithë antarët e grupit, duke filluar nga porositësi, ekzekutori dhe përkrahësit pas kryerjes së krimit , më konkretisht:

Ervin Zallumi, 30 vjeç, lindur e banues në Tiranë.

Ky shtetas është personi që ka porositur vrasjen e shtetasit Mishel Prela, kundrejt shumës prej 80.000( tetëdhjetë mijë) eurosh, shumë të cilën do t’ia jepte shtetasit Shkëlzen Buci dhe bashkëpuntorve të tij.

Shkëlzen Buci, 34 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë, i cila ka qenë në rolin e ekzekutorit , të cilit i është gjendur dhe sekuestruar arma e krimit tip pistoletë model 54(TT).

Miklar Tola , 32 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i cili është bashkëpuntor në tentativën e vrasjes.

Trim Hidri, 41 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i cili ka bërë të mundur largimin nga vendi i ngjarjes pas kryerjes së krimit , të autorëve të krimit.

Ermir Tola, 22 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë, vëllai I Miklar Tolës, pjestar aktiv i këtij grupi kriminal .

Motive i kësaj ngjarje është hakmarrja.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasëve do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme, për veprën penale të “Vrasje me paramendim mbetur në tentative, kryer në bashkëpunim” dhe “Armbajtje pa leje”, parashikuar nga nenet 78 /22/25 dhe 278, të Kodit Penal.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.