Kryesore

Drejtori i Edi Ramës gajaset me statusin e gazetarit për garën Basha-Selami në PD

22:36 - 22.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetari Lutfi Dervishi ka bërë një ironi therëse për zgjedhjet që u mbajtën këtë të shtunë për kryetarin e Partisë Demokratike.




Pasi kryetarit të Komisionit te Zgjedhjeve, Jemin Gjana mohoi që procesi të kishte parregullsi, kjo edhe pas denoncimeve nga kandidati Eduard Selami, Dervishi bën një status pikant në rrjetet sociale.

“Votova në katër qendra votimi dhe nuk pashë asnjë parregullsi”, shkruan në Twitter Dervishi.

Ironia e gazetarit nuk i ka shpërthyer as Drejtorit të Komunikimit të kryeministrit Endri Fuga, i cili e ka rishpërndarë statusin në profilin e tij duke vënë ikonën e të qeshurës me lot.

Gjatë ditës së sotme pati akuza për votime familjare, votime të njerëzve pa dokumente identifikimi apo shifra fiktive të pjesëmarrjes. /Gazeta Express


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.