Kryesore

Ekskluzive/ “Nuk përgjigjet”, “Është në punë”, “I padisponueshëm”, ja si e bojkotuan demokratët votimin e sotëm në PD

17:48 - 22.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

Valentina MADANI

 

Gara e vërtetë në Partinë Demokratike nuk është mes Lulzim Bashës dhe Eduard Selamit, por mes atyre që i besojnë garës së sotme në PD dhe grupit kritik të Bashës që vendosën ta bojkotojnë procesin.

Kundërshtari kryesor i kreut të PD, Astrit Patozi edhe sot e quajti votimin “tallje me demokratët”, duke i riftuar ata në bojkot.

Në fakt, sipas shifrave zyrtare të Partisë Demokratike pjesëmarrja është rreth 40% deri në orën 18:00 që nuk është pak po të llogarisësh që bëhet fjalë për një garë partiake, për më tepër për një parti humbëse. Se sa janë të vërteta këto shifra, nuk dihet: askush nuk mund t’i konfirmojë apo përgënjeshtrojë.

Vetë Eduard Selami e ka quajtur jodemokratik bojkotin.

GSH.al ka arritur të sigurojë një pjesë të procesverbaleve të administruara në selinë kryesore të PD-së në Tiranë. Në listat e anëtarësisë së Partisë Demokratike janë shënuar personat që kanë votuar dhe ata që nuk kanë votuar. Përbri emrave të personave bojkotues janë shënuar edhe arsyet e mospjesëmarrjes që ka qenë për arsye të ndryshme. “Nuk përgjigjet”, “Është në punë”, “I padisponueshëm”, “Nuk do votojë”, “Eshtë në Itali”, mund të lexohet mes rreshtave të procesverbaleve të anëtarësisë së PD, që po zbardhen sot nga “Gazeta Shqiptare”.

Sigurisht, nuk mund të thuhet se të gjithë bojkotuesit janë pjesë të grupit anti-Basha. Shumë prej tyre mund të kenë arsye të tjera për mospjesëmarrjen në votim. Por, duke qenë se emra të rëndësishëm në PD si Topalli, Mustafaj, Patozi, Bode, Ruli, Bregu, Imami kanë bërë thirrje për të bojkotuar dhe për të mos e legjitimuar garën, mund të thuhet se tek pjesa tjetër e demokratëve, ky kushtrim pati efekt.

GSH.al

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.