Kryesore

FOTOT/ Shkëlzen Berisha në selinë blu, për kë votoi djali i liderit historik të PD?

19:29 - 22.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Sali Berisha ka mbajtur me kast një qëndrim të paqartë publik, përsa i përket garës për kryetar në Partinë Demokratike. Ai foli sot duke njohur përgjegjësinë e Lulzim Bashës për humbjen e PD, por nga ana tjetër ai tha se nuk ka asnjë detyrim statutor që ai të jepte dorëheqjen. Berisha foli për një rol përbashkues të kryetarit të ri.

Pak ditë më parë, rivali i Bashës Eduard Selami rrëfeu për një takim me Berishën ku e kishte pyetur nëse kishte Bashën të preferuar. Sipas Selamit, Berisha e kishte mohuara këtë dhe ishte shprehur se nuk ka asnjë të preferuar në garën për kreun e PD.

Djali i Berishës, Shkëlzen Berisha është një anëtar i vjetër i Partisë Demokratike. Ai është vënë mjaft herë në shenjestrën e sulmit politik nga rivalët e PS-së. Edhe Xeni nuk ka mbajtur një qëndrim publik ‘pro’ Bashës apo Selamit, megjithatë ai ka ndarë në “Facebook” një status të kryetarit të FRPD-së, Belind Këlliçi. Në këtë status, Këlliçi sulmonte “Neimin dhe marionetat e tij”, duke sulmuar kështu deputetin e ri Ervin Salianji. Sot, Shkëlzeni ka votuar në selinë e PD-së dhe fakti që nuk i është bashkuar bojkotuesve do të thotë shumë…

GSH.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.