Kryesore

“Shfaqet” Sali Berisha/ Voton për kreun e PD-së: Gara në përputhje me Statutin

12:21 - 22.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pasi qëndroi në heshtje gjatë gjithë kësaj kohë për garën brenda PD-së, Sali Berisha sot u shfaq teksa hodhi votën në selinë qendrore.

Por dalja publike e Berishës foli në favor të kryetarit të vetëngrirë Lulzim Basha pasi ai e quajti në përputhje me statutin garën e zhvilluar për kreun e ri.

“Në vlerësimin tim gara është zhvilluar në përputhje me statutin, pati një moment në fillimin e saj, një gabim të zotit Paloka dhe zotit Spaho, të cilët shpallën datën, por kjo u rregullua.

Procesi është zhvilluar në përputhje me statutin.

Kam pasur mirëkuptim të plotë për të gjitha kërkesat qoftë për largimin e kryetarit apo për shtyrjen e datës së zgjedhjeve.

Nuk kam folur sepse kam dhënë dorëheqje pa rikthim nga partia

PD ka pësuar humbjen më të thellë në gjithë historinë e saj, por humbje fatale nuk ka, ndaj dhe ftoj çdo njeri që e do këtë parti të punojnë me përkushtim për një strategji të re.

Mund ti kërkoja edhe Bashës dorëheqjen, por kjo nuk është në Statutin e partisë sonë”, tha Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.