Kryesore

Topalli “merr hak” ndaj Jemin Gjanës: Mark Abdia i Lulzim Bashës. Sot u mor peng PD-ja!

18:26 - 22.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pak javë më parë, në një intervistë të gjatë me 2 pjesë për “Gazetën Shqiptare”, Jemin Gjana e atakoi ashpër grupin anti-Basha. Ai foli specifikisht edhe për Jozefina Topallin. Sipas tij, sjellja e saj la për të dëshiruar. Madje Gjana foli me gjuhë kërcënuese duke u shprehur se “të mos më detyrojë të flas…”.

“E vlerësoj, sepse ajo është shkodrane, vjen nga një komunitet anti-komunist, ka një performancë shumë të gjatë në PD, por sjelljet e saj lënë për të dëshiruar. Unë kam qenë në zyrë kur e kam parë të “kacafytur” me Berishën duke i thënë që ti ke marrë Arben Imamin shef kabineti dhe këshilltarin e ke komunist. Kurse tani e shohim në krah të Imamit. Ajo e di shumë mirë që unë e kam drejtuar tri herë shtabin elektoral të Bashkisë së Shkodrës dhe e di shumë mirë arsyen. Bëhet fjalë për vitin 2000, 2003 dhe 2007. A mund të më thotë ajo përse? Pse jo ajo, por unë? Mos të flasë edhe për gjëra të tjera. Njerëzit bëjnë mirë të përmbahen dhe mos të na detyrojnë që ne të flasim”, tha Gjana në intervistën për “Gazetën Shqiptare”.

Më tej, ai u shpreh: Po ju them një gjë, Patozi e Topalli për 8 vjet rresht nuk kanë dashur t’ia shohin fytyrën njëri-tjetrit. Këta njerëz si mund të dalin dhe të më bëjnë mua moral. Unë ndjehem keq dhe i fyer kur ata sillen në këtë mënyrë, sepse e di se çfarë vlerësimi kanë për njëri-tjetrin.

REAGIMI I JOZEFINA TOPALLIT

Sot, Jozefina Topalli ishte e ftuar në emisionin “Kjo Javë” të Nisida Tufës dhe gjeti rast “të hakmerret” ndaj Gjanës, i cili është kreu i komisionit elektoral të zgjedhjeve në PD. Sot Gjana foli për garën sipas tij të rregullt dhe pa probleme Basha-Selami dhe Topalli tha: Nuk është ashtu siç u shpreh Mark Abdia i Lulzim Bashës (Mark Abdia, lojë fjalësh që Berisha bënte për të etiketuar ish-kreun e Kushtetueses, Fehmi Abdiu). “Është mjerim. Dita e sotme do të vulosë marrjen peng të PD-së nga humbësi më i madh në PD-në. Të shpallësh fitues humbësin katastrofal të 25 Qershorit kjo është një ditë e rëndë për forcën time politike. Por mbi të gjitha edhe për vendin. Ajo që ka ndodh përgjatë kësaj periudhe jo vetëm që është e paprecedentë për PD-në por edhe për çdo parti tjetër. Që të pësosh një humbje me 230 mijë vota dhe kryetari të mos japë dorëheqjen, por të fillojë një proces butaforik dhe antikushtetues ose me saktë antistatutor, ky është turp. Ky proces nuk është as politik as statutor, por është frigoriferik. Kjo është faza finale e një culture të Lulzim Bashës i cili prej vitesh nuk ka patur një projekt zhvillimi por ka patur vetëm një projekt për asgjësimin e PD-së”.

GSH.al

Intervistën e plotë të Jemin Gjanës për “GSH” e lexoni KETU.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.