BLUETOOTH

VIP-a në Plazh / Zbulohet tatuazhi në zonën intime të Albana Osmanit, Vesa Luma në top formë pas lindjes

10:30 - 22.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga Pamela ALIAJ




Ja ku erdhëm edhe këtë fundjavë në suplementin tonë ‘Vip-a në plazh´. Nuk do të mungojnë as kësaj radhe pamje të nxehta të Vip-ave tanë, të cilët shijojnë pushimet në brigjet e ndryshme të vendit dhe jashtë. Duke qenë se temperaturat vijojnë të rriten dhe fotot e sjella në redaksi, duke përzgjedhur më të veçantat, do të jenë sa provokuese aq edhe ´hot´. Në maratonën tonë nuk do të mungojë dhe personazhi VIP-mashkull, duke qenë se s´duam t´i lëmë mënjanë edhe ata.


Vesa Luma
Maratona jonë e fotove nis me këngëtaren bukuroshe nga Kosova, Vesa Luma. Përveç muzikës Vesa është shumë e përkushtuar ndaj familjes së saj. Madje duket se Vesa ka lënë anash për pak angazhimet e punës, dhe prej kohësh nuk shihet më në tregun muzikor, ndërkohë që është duke shijuar pushimet. Në disa foto të postuara në “Instastory”, bukuroshja bionde vjen super tërheqëse dhe seksi. Në fotot e shfaqur si sirenë në pishinë, Vesa duket se është rikthyer në linja fantastike, një super seksi mami.


Albana Osmani
Pushimet kanë nisur edhe për moderatoren bukuroshe, Albana Osmani. Në postimet e saj të shumta në “Instagram” ne e shohim në top formë e me linja perfekte. Në foton e fundit ajo ka dalë me një palë rroba banje, të cilat nuk kanë arritur t´ia fshehin tatuazhin e bërë në zonën intime. Duket se moderatorja është fanse e tattove të vogla e të fshehta. Por ky detaj nuk i ka shpëtuar syrit të lirë edhe pse veshur me rroba banje body. Ndërsa në një video të postuar ajo duket se po shijon momentet e nxehta në postin e timonieres së një anijeje, duke mos ngurruar të bëjë foto me kapelën e kapitenit. Pushime të veçanta apo jo?


Blendi Fevziu
Nuk kishte se si të mungonte figura e VIP-it mashkull në maratonën tonë të përjavshme të vipave në plazh. Kësaj radhe kemi zgjedhur drejtuesin e njohur të emisionit “Opinion”. Blendi Fevziu ka kaluar një periudhë shumë të veçantë të pushimeve të tij, duke e nisur me udhëtime jashtë vendit e duke vazhduar tani në jug të vendit, duke eksploruar vendet e mrekullueshme të bregdetit jonian. Në një kolazh të larmishëm fotosh, së bashku me familjen, Blendi duket se po kalon pushime vërtetë të veçanta.


Arilena Ara
Një tjetër këngëtare bukuroshe ka vendosur të kalojë ditëlindjen e saj në bregdet ku ka dalë dhe në foto si një sirenë e vërtetë në super formë. Arilena ka veshur një body të zi, i cili mesa duket është tepër ‘in’ këtë verë, dhe duket super tërheqëse. Ajo ka ruajtur linjat e saj perfekte në saj të stërvitjes dhe tureve të shumta të bëra brenda dhe jashtë vendit.

Kida
Këngëtarja bukuroshe nga Kosova ka zgjedhur një nga vendet më të lakmuara nga gjithë bregdeti jonian. Kida ka hedhur një foto e shtrirë në zallin e brigjeve të Jalës, ku shfaqet super ‘hot‘. E veshur me një bikini këngëtarja bukuroshe duket se është në super formë, duke treguar muskujt që aq shumë i kanë zili këtë verë femrat në mbarë botën. Bukuroshja kosovare ka marrë një moment pushim për t’u shkëputur nga impenjimet e shumta muzikore, për të shijuar pak kohë relaks në këto ditë të nxehta.

Alketa Vejsiu
Moderatorja e famshme e “Dancing with the stars” ka nisur prej kohësh pushimet e saj. Ajo ka preferuar, ndryshe nga herët e tjera të nxjerrë një foto e shtrirë në plazhin zallor të Dhërmiut në Vlorë, e veshur me një fustan mente me syze e kapele. Duket se po i shijon shumë këto pushime Alketa Vejsiu nën shoqërinë edhe të familjarëve të saj, në bregdetin jonian të vendit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.