Kryesore

Zbulohet shkaku i atentatit, ja pse autori e donte të vdekur aktorin Mishel Prela

14:12 - 22.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Zbardhen detaje nga atentati me arme ndaj aktorit Mishel Manoku (Prela) te “Partizani” në Tirane.

Policia ne një deklarate për mediat sqaroi sot se atentati qe përfundoi me plagosjen e aktorit Mishel Manoku (Prela) ishte i porositur me qellim vrasjen e tij, madje kundrejt nje shume te madhe parash.

Sipas kreut të Policisë së Tiranës, Ardi Veliu për ekzekutimin e tij janë paguar 80 mijë euro, qe porositësi do t’ja jepte autorit.

Në pranga sipas Veliut janë vënë, porositësi, ekzekutori dhe bashkëpunëtorët e tyre, pjese e një grupi te strukturuar kriminal.

Gazetarja e “Panorama”, porositësi i ngjarjes, Ervin Zallumi e ka dashur të vdekur aktorin Prela, pasi ai është personi qe aktori ka tentuar ta vrasë me thikë në vitin 2010.

Vetë policia, pranoi gjatë konferencës për media se motivi i vrasjes se mbetur ne tentative është hakmarrja, por pa e specifikuar se për çfarë hakmarrje behej fjale saktësisht.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.