Kryesore

Basha në krye të PD-së/ Vjen dorëheqja e parë nga demokratët, Alizoti: Basha përgjegjës për humbjen e PD-së

13:46 - 23.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Menjëherë pas deklaratës së Lulzim Bashës, pasi me votën  e demokratëve fitoi mandatin e dytë në drejtimin e PD, vjen dorëheqja e parë nga kryesia e demokratëve. Ai është Tomor Alizoti i cili vendimin e tij ka beërë me dije ne një status ne rrjetet sociale ku shkruan si më poshtëe:




Statusi i plotë:

“Në përfundim të votimit të anëtarësisë së PD për kryetarin e saj jap sot dorëheqjen time nga detyra e drejtorit të departamentit të ish të përndjekurve dhe nga ajo e anëtarit të kryesisë. Unë, pas humbjes dramatike të PD-­se mbrojta qendrimin se z Lulzim Basha ishte pergjegjes kryesor per kete humbje dhe duhej te dorehiqej ne menyre qe partia te niste nje proces reflektimi dhe ringritjeje. Doreheqja do te ishte nje akt demokratik i nevojshem dhe nje pranim i vertete i pergjegjesive. Vetem keshtu ne do te kishim mundesine e ndertimit te nje fryme dhe force te vertete opozitare. Z Basha zgjodhi nje qasje tjeter duke iu imponuar normave perendimore dhe duke u rizgjedhur, kesisoj une si akt qytetar dhe fisnik po zgjedh te dorehiqem. Mbetem nje mbeshtetes i paepur i PD dhe i te djathtes dhe shpresoj qe ajo shume shpejt te zere vendin qe meriton. Mirenjohje te thelle per te gjithe mbeshtetesit”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.