Kryesore

Basha rikonfirmohet kreu i PD-së, falënderon Selamin: Vota juaj është një detyrim shpirti. Janë të mirëpritur dhe ata që kanë humbur rrugën.

13:03 - 23.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Lulzim Basha, kreu i ri i PD-së ka folur për herë të parë pas fitores së djeshme. Ai e ka nisur deklaratën e tij me falënderime duke nisur nga kundërshtari i tij në garë, Eduard Selami. Gjithashtu ai i ka siguruar demokratët se do të punojë fortë për një opozitë sa më të mirë. Gjithashtu Basha nuk ka harruar të përmendë edhe mbledhjen e djeshme të grupit anti-Basha, duke i ftuar sërish të jenë pjesë e PD-së.

Deklarata:

“Demokratët janë të vendosur që duan të punojnë për të ardhmen e Shqipërisë dhe për të mirën e saj. Dua të falënderoj Eduard Selamin që i bindi demokratët të votojnë dje për kreun e PD-së. Dua të falëndëroj të gjithë demokratët që morën pjesë në zgjedhjet e PD. Sot jam i prekur nga të gjithë ju dhe ju falënderoj për votën që më dhatë. Vota juaj për mua është një borxh i madh, një detyrim shpirti që do t’jua kthej. Vota e 60 mijë demokratëve tregoi se është kauza e drejtë e shqiptarëve kundër drogës e krimit. Ne demokratët vërtet humbëm zgjedhjet por jo forcën dhe vlerat tona, nuk kemi humbur besimin tonë. Misioni ynë është mision kombëtar. Ne do ta përmbushim pritshmëritë që kanë gjithë shqiptarët për ne. Sot dua të siguroj të gjithë anëtarët e partisë demokratike se vendimarrja do të jetë në duart tuaja. Ju garantoj se asnjë prej jush nuk do të nëpërkëmbet. Por as akti i djeshëm nuk është një derë e humbur. Çdokush që vendos PD para të gjithash, për të luftuar krimin e drogën, është i mirëpritur edhe pse mund të ketë humbur rrugën,”- ka thënë Basha në deklaratën për media.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.