Kryesore

Superaksioni antidrogë/ Sekuestrohen 1.5 ton drogë në Itali, në pranga dy skafistët

14:46 - 23.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Janë sekuestruar një ton e gjysëm marijuanë në Termoli të Italisë, ndërsa në pranga janë vënë dy skafistë shqiptarë. Bëhet fjalë për një gomone të nisur nga Shqipëria e të mburritur në Itali.

Ka qenë një aksion i Guardia di Finanza e Termolit që ka vënë kapur drogën dhe ka vënë në pranga edhe skafistët.

Aksioni është bërë gjatë mesnatës së ditës së djeshme dhe të sotme.

Ndërkohë që gjatë një kontrolli rutinë, motovedeta e Guardia di Finanzas kishte vënë re një gomone oqeanike që po largohej me shpejtësi, sapo kishin pasur kontakt.

Menjëherë ka nisur një ndjekje e gjatë në det, e cila ka përfunduar me bllokimin e gomones dhe arrestimin e dy skafistëve shqiptarë.

Gomonia është dërguar në portin e Termolit dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhjetëra pako të mbushur me drogë. Menjëherë janë vënë në pranga dy skafistët shqiptarë dhe mjeti e droga u sekuestruan.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.