Kryesore

Atentati ndaj Mishel Prelës, gjykata jep masën e sigurisë për 4 të arrestuarit

15:21 - 24.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë për 4 të arrestuarit si të implikuar në atentatin ndaj aktorit Mishel Prela, i cili mbeti i plagosur në Tiranë.

Gjykata dha masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Ervin Zallumin dhe Shkëlzen Buçin, ndërsa ‘detyrim paraqitje’ për Trim Hidrin. Për Ermir Tolën gjykata vendosi ‘Arrest në shtëpi me mbikëqyrje elektronike’. Ndërkohë për Miklar Tolen gjykata vendosi ‘arrest me burg’ gjatë ditës së djeshme.

Sipas organit te akuzës, krimi është porositur nga Ervin Zallumi për hakmarrje dhe janë paguar 80 mijë euro. Kjo pasi në 2010-ën, Mishel Prela ka tentuar ta vrasë, duke e plagosur me thikë. Shkëlzen Buci ishte në rolin e ekzekutorit dhe iu gjend arma e krimit.

Të arrestuarit:
Ervin Zallumi, 30 vjeç, lindur e banues në Tiranë, porositësi

Shkëlzen Buci, 34 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë, autori i atentatit

Miklar Tola , 32 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë

Trim Hidri, 41 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë

Ermir Tola, 22 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.