Kryesore

FOTO/ Djali vrasës rrëfehet në polici: Debatuam, rrëmbeva armën dhe e qëllova. Shkatërrova jetën e motrës, martohej në gusht

14:42 - 24.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Zbardhen fjalët e para që ka thënë në polici, Mirald Metallari, djali 21-vjeçar që vrau me armë të atin polic dhe plagosi rëndë nënën e tij.

“News 24” raporton se ai është shfaqur shume i tronditur në polici, ku mes lotësh ka treguar versionin e tij të ngjarjes.

“Debatuam, unë më pas rrëmbeva armën dhe e qëllova”, – mësohet të ketë thënë ai, duke treguar se si ndodhi vrasja e te atit.

Ai ka thënë se i ati i kishte kërkuar të ndërtonte një mur betoni, por ai e kishte kundërshtuar dhe këtu nisi gjithë konflikti që më pas degjeneroi në krim. Ai ka përsëritur vazhdimisht faktin qe i ka shkatërruar jetën motrës, pasi ajo në fund të gushtit kishte caktuar ditën e dasmës.

Ngjarja

Myftar Metallari është punonjësi i policisë që u qëllua për vdekje nga djali i tij ditën e sotme në Kamëz.

Djali qëlloi për vdekje babain me armën e tij të shërbimit, ndërsa nëna mbeti e plagosur aksidentalisht. Policia e Tiranës thotë se ajo ndërhyri për t’i ndarë, por mbeti edhe vetë e plagosur. 47-vjeçarja N. Metallari është dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Djali kishte vetëm pak muaj që ishte kthyer nga Gjermania, pasi kishte jetuar atje për  dy vite .

Fqinjë shprehen se ai nuk e ka përjetuar mirë  kthimin nga Gjermania, ku dhe ka shfaqur shenja depresioni. Krimi ndodhi pas sherrit mes viktimës dhe djalit për një vijë betoni që do të ndërtohej brenda shtëpisë.

Informacioni paraprak

Më datë 24.07.2017, rreth orës 11:20, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për të shtëna me armë zjarri në Bathore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.

Nga verifikimet paraprake ka rezultuar dyshohet se shtetasi Mirald Metallari, 21 vjeç, ka marrë armën e shërbimit të të atit, ka qëlluar mbi të dy prindërit.

Si pasojë ka mbetur i vrarë i ati, shtetasi M. M., 62 vjeç, punonjës policie dhe ka plagosur të ëmën, shtetasen N. M., 47 vjeçe cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.