SPORT

Kallash dhe thika, Kolarov refuzon “skenarin” e prezantimit

10:06 - 24.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Jeton SELIMI

Transferimi i Aleksandar Kolarov te Roma nuk është pritur mirë nga tifozët e skuadrës, të cilët kujtojnë se si serbi ka qenë një rival i urryer në vitet kur ka veshur fanellën e Lacios. Për ta bërë pak më të pranueshëm për mbështetësit këtë afrim të merkatos, klubi i Romës ka bërë gati një tjetër prezantim humoristik video, pas atij të disa ditëve më parë me Defrel. Këtë radhë, shfaqet menjëherë Kolarov, të cilit një pjesëtar i stafit i shpjegon se si do të jetë mini-filmi që do të bëhet për prezantimin e tij. “Tani, të gjitha klubet e kanë zakon të ndërtojnë video të punuara për të njoftuar blerjet e reja, ndaj për ty duam të bëjmë diçka të madhe. Ky është skenari dhe po ta lexoj me shpejtësi.
Skenari
“Kemi punësuar dy aktorë, të cilët do të të grabisin ty në hotel, njëri do të ketë një maskë klouni, ndërsa tjetri do të jetë i veshur si grua. Kur të hapet dera e ashensorit, del Raxha (Naingolan) që luan me një spiner. Do ta shohë se çfarë ndodh dhe do e gjuajë atë si një yll ninxhash duke i prerë fytin një prej grabitësve. Por pastaj tjetri do të nxjerrë një kallashnikov dhe do të vrasë Raxha, do të të tërheqë ty dhe do të hedhë në një makinë të padukshme për t’u arratisur. Pastaj do të vijojë një ndjekje e çmendur përmes Bostonit, me polici dhe helikopterë, por pastaj makina jote do të përplaset me Luis Hemilton. Pastaj helikopteri i policisë do të ulet dhe do të të shpëtojë, por t’i do të shohësh që del gjak nga qafa e pilotit, dhe ai do të heqë maskën, si Skubi Du, ndërsa do të dalë grabitësi që mendonim se e kishte vrarë Raxha. Ti do ta vrasësh atë dhe do t’i grabisësh parashutën. Do të hidhesh nga helikopteri, por pastaj do të përfshihesh në një tornado të shkaktuar nga ngrohja globale, i cili do të të vërtitë në Marok ku do të biesh mbi një pemë të mbushur me dhi. A të pëlqen?”, ishin fjalët e pjesëtarit të stafit të Romës. Përgjigjja e Kolarov është po aq epike sa i gjithë trillimi absurd në fjalë, thotë një “jo” të prerë dhe largohet nga dhoma.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.