Kryesore

Meta flet për marrëdhënien me Ramën: Nuk më impresionojnë atletet e tij!

21:50 - 24.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kreu i Shtetit Ilir Meta ka folur për marrëdhënien e tij me kryeministrin Edi Rama, prej pak muajsh e tendosur dhe e ftohtë, por edhe për takimin e sotëm në Presidencë, ku i dhanë duart njëri-tjetrit.

Ndërsa gazetari Sokol Balla tha se është një marrëdhënie e ftohtë, duke e përkufizuar me shprehjen “Ju i dhatë dorën dhe shihnit atletet”, Meta deklaroi se nuk impresionohet nga atletet dhe se nuk është hera e parë.

“Nuk impresionohem nga atletet. Kanë një zgjedhje normale. Nuk është hera e parë që të tërheqë vëmendjen. I kam dhënë dorën me shumë sinqeritet zotit Rama. Na nderuan me praninë në këtë ceremoni”, tha Meta.

I pyetur nëse është një mallkim raporti mes Presidentit të Republikës dhe kryeministrit, nisur nga përplasjet e vazhdueshme mes dy institucioneve, Meta premtoi një marrëdhënie bashkëpunuese si Kreu i ri i Shtetit.

“Nuk e besoj që është saktësisht kështu. Mund t’ju them që bashkëpunimi im si kryeministër me Presidentin Meidani ka qenë i shkëlqyer. Jam bashkëpunues me të gjithë dhe padyshim që do jem bashkëpunues me kryeministrin Rama, me çdo qeveri, me çdo forcë politike të opozitës dhe çdo institucion sepse kjo është detyra kryesore e Presidentit, të punojë për bashkëpunim”, tha Meta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.