Kryesore

Rama paralajmëron drejtorin e ALUIZNI-t: Zgjidhja hallin qytetarit deri nesër në 16:00

11:31 - 24.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Në dëgjesa që po zhvillon me banorët në Shkodër, kryeministrit Edi Rama është ndeshur sot me problematika të ndryshme të qytetarëve.

I tillë ka qenë edhe shqetësimi i një banoreje në lidhje me vonesën e marrjes së lejes nga ALUIZNI.

Pasi dëgjoi shqetësimin, Rama kërkoi të fliste edhe drejtori përgjegjës, i cili sqaroi se si ishte situata duke i shpëtuar kështu ‘urdhrit’ për shkarkim ashtu siç ndodhi në Berat.

Megjithatë Rama i kërkoi që ta zgjidhë çështjen deri nesër në orën 4.

 Replikat

 Qytetari: Mua ALUIZNI më ka tjetërsuar pronën.

Rama: Është këtu drejtori? Hajde këtu ti.

Drejtori: E njoh rastin. Ndërtimi i Maxhitit është nisur fillimisht me leje ndërtimi dhe më pas është shkelur leja dhe ka bërë një kat tjetër. Problemi që nuk kemi mundur ti zgjidhim është që leja është marrë e certifikuar në ZRPP dhe në këtë moment nuk është më kompetencë e jona që ta anulojmë. Edhe nga Drejtoria e Përgjithshme është nisur një grup auditi dhe ka dalë në përfundimin që është objekt social dhe ekonomik. Ne nuk mund të ndërhyjmë dhe kjo zgjidhet me rrugë gjyqësore.

Qytetari: Ti përgjigje ke kthyer, por ti e di që me rrugë gjyqësore unë që nuk e zgjidh kurrë.

Rama: Drejtori ka të drejtë. Ti ulu me drejtorin e hipotekës dhe bëni një rishikim të letrave dhe mos e torturoni njeriun. Je kundër kësaj që po them unë?

Qytetari: Kam ngrenë kolpo.

Rama: Po edhe kolpo edhe në diell. Do t’ia zgjidhni këtë punë nesër. Nesër në 4 më ço mesazh që u zgjidh problemi.

Drejtori: Dakord.

Qytetari tjetër: Kam dhënë numrin dhe nuk vijnë të shohin shtëpinë për të bërë legalizimin.

Rama: Thuaj drejtorit edhe njëherë.

Drejtori: Është një nga 25 mijë aplikuesit. Në fillim të 2014 janë bërë 1 mijë legalizime. Deri më sot janë bërë 7 mijë. Ne do përpiqemi meqë po e qan hallin dhe unë do e vë në lëvizje menjëherë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.