SPORT

Shtohet lista e pretendentëve për Ajetin

10:03 - 24.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play


Edhe pse Sinisa Mihajlovic e ka lënë jashtë kontingjentit të Torinos për sezonin e ri, klubet e interesuara për Arlind Ajetin sa vijnë edhe shtohen. Më e fundit në listë është Palermo, që pasi ra një kategori më poshtë, synon të krijojë menjëherë në grup cilësor për të synuar menjëherë rikthimin në elitën e futbollit. Edhe pse është një pjacë e rëndësishme dhe i garanton një fanellë titullari, skuadra siciliane penalizohet nga fakti se mbrojtësi kuqezi dëshiron të qëndrojë në Serinë A. 23-vjeçari po pret ofertën e duhur në këtë drejtim, ndërsa Krotone cilësohet si skuadra më e mundshme për ta afruar. Ekipi i drejtuar nga Davide Nicola ka qenë e para që ka shprehur interes konkret për Ajetin, të cilin e cilëson një element mjaft të rëndësishëm për të përforcuar repartin difensiv. Përfaqësuesit e futbollistit shqiptar dhe klubi i Krotones kanë arritur marrëveshjen në parim, duke qenë në avantazh ndaj Bolognas, Spal dhe Beneventos. Klubi kalabrez ka nisur, gjithashtu, negociatat edhe me Torinon, që pret ofertën e duhur për kartonin e mbrojtësit të lindur në Bazel, me kartonin e Ajetit që vlerësohet 1,5 milionë euro në merkato.
Strakosha
Trajneri i portierëve te skuadra e Lacios, Adalberto Grixhioni e ka cilësuar si një surprizë shpërthimin e portierit të Kombëtares Shqiptare, Tomas Strakosha te lacialët dhe e ka vlerësuar gardianin për mënyrën sesi e shfrytëzoi mundësinë e artë që iu dha. “Ai është një surprizë e këndshme, duhet të rritet ende nga pikëpamja e personalitetit, por luan i qetë, kjo i jep shumë besim shokëve të skuadrës. Një vit më parë nuk kishte asgjë për të humbur, hyri në fushë i qetë. Meqë bëri një kampionat të mirë, pastaj skuadra e ndihmoi shumë, kjo ka rëndësi për një portier. Djaloshi ka cilësi, stërvitet mirë, është i vëmendshëm. Shpresojmë për mirë”, u shpreh Grixhioni për portierin Strakosha. Ndërsa Strakosha vazhdon të qëndrojë jashtë fushave të lojës për arsye të një dëmtimi në gju. Gardiani kuqezi ka munguar në miqësoren kundër SPAL, sakaq gjatë ditës së sotme ishte në klinikën “Padeia” në Romë për të kryer një vizitë më të specializuar. Mediat italiane bëjnë me dije se kontrollet nuk kanë nxjerrë asgjë serioze dhe se Strakosha shumë shpejt pritet të kthehet në stërvitje me Lacion.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.