Kryesore

Sokol Balla i kujton deklaratën për mosdekretimin e ministrave, ja përgjigjia e Ilir Metës

21:46 - 24.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Gjatë fushatës, Ilir Meta bëri një deklaratë të fortë për një nga momentet kyçe të presidencës, atë për mosdekretimin e ministrave nëse do të prekej vota në 25 Qershor.

Nuk do të ketë asnjë dekret për emërimin e kryeministrit dhe ministrave, nëse preket qoftë edhe një votë. Unë do të dëgjoj vullnetin e popullit shqiptar. Askush të mos manipulojë dhe provokojë popullin shqiptar”, tha Meta, në 13 Qershor, kur ishte votuar president.

Në intervistën në Top Story, gazetari Sokol Balla, ia kujtoi këtë deklaratë dhe presidenti e la të hapur këtë mundësi, përmes një përgjigjeje institucionale.

“Do permbush te gjitha detyrimet e mia kushtetuese. Do pres konstituimin e parlamentit te ri. Duhet të prisni veprime tërësisht kushtetuese, insttitucionale, demokratike dhe transparente”, tha ai.

http://www.dailymotion.com/video/x5up1ot


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.