Kryesore

“2 në këmbë, 1 në stomak. I çanë zorrën e trashë”, biseda pas plagosjes së Mishel Prelës te “Partizani” (PERGJIMET)

14:46 - 25.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




(majtas, Mishel Prela. Djathtas, Miklar Tola)

Shkëlzen Buci, njeriu që u pagua për plagosjen e Mishel Prelës te gjimnazi “Partizani”, nuk ishte i vetëm të përgatitjen e atentatit. Ai ka kërkuar nga i njohuri i tij, Miklar Tola që ta ndihmojë në survejimin e lëvizjeve të Prelës dhe, Miklar Tola apo i njohuri i “Koli” e ka bërë këtë shërbim për 1 muaj e gjysëm. “Gazeta Shqiptare” shkruan sot se Tola do të merrte 25-30 mijë euro për këtë shërbim. Pas plagosjes, Miklar Tola u shoqërua nga policia sepse në vendin e ngjarjes u gjet makina e bashkëshortes së tij.

Në bisedën e përgjuar nga prokuroria që u zbardh nga “Gazeta Shqiptare”, Miklar Tola nga qelia i thotë vëllait Ermir Tola që ai nuk ka folur në polici për krimin, por i kërkon të shkojë tek Xeni dhe të marrë shumën e premtuar për ndihmën që dha në atentat. Por, në makinë, autori i plagosjes Shkëlzen Buci kishte harruar telefonin. Kështu policia e zbuloi të gjithë grupin.

PERGJIMI MES 2 VELLEZERVE

Biseda e bërë në polici mes dy vëllezërve, Ermir e Miklar Tola, pas arrestimit të këtij të fundit, ka zbuluar pjesëtarët e tjerë të grupit kriminal që morën pjesë në atentatin e përgatitur ndaj aktorit Mishel Prela. Përgjimi u krye me urdhër të prokurorit të çështjes. “Gazeta Shqiptare” ka mundur të sigurojë dosjen e plotë të përgjimeve të bëra nga organi i akuzës. Në përgjimin e bisedave ambjentale midis Miklarit, i cili thirret ndryshe edhe me emrin “Koli” dhe vëllait të tij, Ermirit, zbulohet personi që kishte marrë përsipër vrasjen e 31-vjeçarit. Miklari i thotë të vëllait se paratë nuk kishin shkuar në shtëpi dhe se ai duhet të gjente e të takonte Xenin (Shkëlzenin) që t’ja dërgonte dhe t’i gjente avokatin më të mirë për ta nxjerrë nga biruca, ose në të kundërt do të tregonte gjithçka që dinte, pasi sipas tij, ai nuk kishte bërë gjë me dorën e vet.

PERGJIMI I BISEDES MES 2 VELLEZERVE TOLA

Ermiri – A je ngatërru me ndonjë gjë?

Miklari – Po, po. Ej ato asnji eeee, kur të dalësh tako Gertën. Gertën edhe duhet me gjet patjetër, vetëm ti dhe Gerta. Duhet me gjet patjetër Xenin. Ndoshta ka fol Gerta, po më tha Koli thua e nigjo? S’kan shku lekët sot mbasdite tek shpia.

Ermiri – S’kan shku lekët?

Miklari – Eee afrohu. S’kanë shku lekët sot mbasdite tek shpia dhe avokati më i mirë të vij këtu e të më nxjerri thuaj. Ta mbaj, e di vet ai shoku se çfarë do e gjejë, kaq. Do flasi Koli thuaj.

Ermiri – Të qe… lekët mos mbaj asnjë të them.

Miklari – Nuk kam mbajt asnjë gjo un mo shok. As nuk kam mbajt gjo, as nuk kam nxjerr njeri gjo. S’kam çar mbaj, nuk kam bo gjë unë me dorën time o shok, më hanë k…

Ermiri – Ku ta gjejmë Xenin?

Miklari – Në telefon o burr, e ka numrin Gerta, fol me Gertën, mos e ka Gerta numrin e telefonit ose, ose merr Enxhon po s’e gjete dot numrin dhe thuaj më jep pak atë numrin që të ka çuar mesazh Koli dje thuaj, është 6641, pastaj 146 dhe një 3 më duket në fund. A në rregull, nuk kanë shku lekët tek shpija thuaj të përgatitet ai shoku për arrati thuaj, në rregull?

Ermiri – Për ku me u përgatit?

Miklari – Për këtu në vend tim, se çar.

Ermiri – Sa lek…

Miklari – Jan nja 30 mijë euro, 30 mijë euro.

Ermiri – Dhe për ato je t’u rreziku?

Miklari – Po jo shoku, unë nuk kam asnjë lloj rreziku rrot k…, më rruajn… më i miri se s’kam shti…

Ermiri – Kush ka shti?

Miklari – S’ka çtë duhet ty… Jo idiot mo kalama b… dy e kan kap në këmbë, nji në stomak. Po ça më plasi trapi mu, i shkuan për lesh, do e bëjnë m… me zorrë, i shkuan për lesh se i kanë ça zorrën e trashë e ku e di unë. Kështu u thuaj. A e more vesh? Për të fol Koli nuk ka fol, nuk ka nxjerrë njeri thuj. E të rrij i qetë thuj, ama lekët te shpija edhe muj për muj rrogën thuj 500- euroshin te shpija, edhe avokati më i mirë të vijë këtu thuj. Se Koli nuk ka lek me e pagujt.

Ermiri – Si, si?

Miklari – Lekët te shpija sot pasdite, sa të japi ai, njëzetë e pesë, tridhjetë. Sa të japi ai o njëzet e pesë, o tridhjetë mund të japi edhe më shumë.

Ermiri – Kaq, kaq t’i them?

Miklari: E di vetë ai. Lekët thuj më ka thënë Koli, me fol me atë thuj dhe der më sot s’kan vajt lekët te shpija ka thën Koli, se nuk do kalbet Koli njëzet vjet mren për b… e atij p… të motrës. Kështu thuj, kështu thuj. Edhe me më gjet mu mënyrën me më lajmëru, që ta di unë, se në qoftë se nuk bëhet ajo, të flas unë o shoku. Të iki në shtëpi unë.

Ermiri – Po të solla. Po të solla paketë dhe ujë ta dish që kanë shku lekët.

Miklari – Paketë edhe ujë?

Ermiri – Po nuk të solla gjë, nuk do e kem taku Xenin fare.

Miklari – Paska harru telefonin në makinën time dhe e kanë gjet këto. Vetëm ajo ma q… nanën mu. Nuk është i imi, nuk di gjë i thashë unë. Ene Trimin e kishin marrë mren.

Ermiri – Aty ishte.

Miklari – Aaa?

Ermiri – Aty përjashta ishte.

Miklari – Po ishte lart kur dola unë.

Ermiri – Ku lart?

Miklari – Se piva kafe me atë mram un.

Ermiri – Me kë?

Miklari – Me Trimin.

Ermiri – Kur?

Miklari – Në darkë.

Ermiri – Në darkë dje?

Miklari – Po.

“Gazeta Shqiptare”/ GSH.al

 

MASAT E SIGURISE PER 5 TE ARRESTUARIT

Ervin Zallumi, 30 vjeç (Porositësi)

“Arrest me burg”

Shkëlzen Buci, 34 vjeç (Ekzekutori)

“Arest me burg”

Miklar Tola, 31 vjeç (bashkëpunëtor në ngjarje)

“Arrest me burg”

Trim Hidri, 41 vjeç (largoi autorët nga vendi i ngjarjes)

“Në gjendje të lire”

Ermir Tola, 22 vjeç (bashkëpunëtor)

“Arrest shtëpie” me mbikqyrje elektronike

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.