Kryesore

“Dosja Shullazi”, qytetari: Si më mashtroi biznesmeni Ylvi Beqja

12:45 - 25.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjatë seancës në Gjykatën e Krimeve të rënda mbi dosjen ‘Shullazi’ ka dëshmuar një qytetar nga Fushë Preza, i cili ka treguar se si është mashtruar nga biznesmeni dhe dëshmitari i mbrojtur, Ylvi Beqja.ali Cakja tha se i ka dhënë një borxh Ylvi Beqjas për të blerë një pronë, por ky i fundit nuk ka kthyer borxhin. Dëshmitari tha se Beqja ka pasur marrëdhënie miqësore me Emiljano Shullazin, njofton për ‘BalkanWeb; gazetarja Klodiana Lala.




“Ylvi Beqja më ka kërkuar para për të blerë një pronë, por nuk më ka dhënë asnjë lek. Unë kam hyrë si garant dhe paratë nuk janë të miat. Di gjë Ylvi Beqja ka pasur marrëdhënie miqësore me Emiljano Shullazin” – tha dëshmitari në seancë.

Ndërkohë gjatë seancës së sotme ka përfunduar dëshminë e saj edhe noterja Drita Pepa, e cila dyshohet se ka nënshkruar aktin ku Shullazi rezulton 30% pronar i hotel ‘Vollgës’.

Emiljano Shullazi akuzohet si kreu i një grupi kriminal për gjobëvënie e mbi të rendojnë 7 akuza. Sipas Prokurorisë, Shullazi ka gjobitur tre biznesmenët Ylvi Beqja, Jani Zaka dhe Adriatik Këçuku si dhe ka kërcënuar për t’u tërhequr nga gara kandidatin për rektor Mynyr Koni si dhe ka kanosur rektorin Dhori Kule.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.