![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Në ceremoninë e betimit të Ilir Metës, si President i 10-të, i Republikës së Shqipërisë, kanë qenë dhe dy personazhe të veçantë.
Bëhet fjalë pikërisht për babain e Presidentit, Rexhep Metën dhe nënën e tij Fiqirete Meta. Të dy prindërit e presidentit kanë parakaluar duke e takuar uruar përzemërsisht birin e tyre, i cili nga dita e sotme do të mbajë postin më të rëndësishëm në vend.
Siç shihet edhe në foton e siguruar nga newsbomb.al, çifti Meta ka marrë pjesë edhe në banketin e shtruar me këtë rast.
Ndërkohë që më herët ata ishin pjesë e ceremonisë se zhvilluar në Presidencë, në krah të fëmijëve të Metës.
Pa dyshim që ky mbetet një momentet më emocionues në jetë e tyre, teksa shohin djalin e tyre të marrë këtë post kaq të rëndësishëm, emocion ky që edhe pse i fshehur mirë, mund të dallohet në fytyrat e tyre. /newsbomb.al