Kryesore

Rritja e çmimit të ujit, reagon Basha: Rritja e çmimit, veprim kriminal për qytetarët

17:41 - 25.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Nuk ka ngelur pa reaguar as kryetari i PD-sw, Lulzim Basha, lidhur me vendimin e Bashkisë së Tiranës për rritjen e ujit të pijshëm në kryeqytet. Me anë të një postimi në faqen e tij të ‘Facebook’ Basha pohon se ky është një tjetër rekord i një qeverie thellësisht anti-popull.

Mes të tjerash kreu i opozitës u bënë thirrje të gjithë këshilltarëve të tjerë bashkiakë të votojnë për interesat e qytetarëve që ata përfaqësojnë dhe jo të dyshes Ramës e Veliajt.

MESAZHI I BASHËS
Rritja e çmimit të ujit të pijshëm është veprim kriminal ndaj qytetarëve i Ramës dhe Veliajt. Është një tjetër rekord i një qeverie thellësisht anti-popull. Pasi harxhoi më shumë se 500 milionë euro të parave publike për fasada dhe luks, Edi Rama u kujtua se qytetarët e Tiranës nuk kanë ujë. Për të kompensuar keqmenaxhimin dhe vjedhjen në ujësjellësin e Tiranës, Edi Rama përmes Erion Veliajt ka vendosur të dënojë qytetarët duke jua faturuar atyre koston e keqqeverises së tij. Partia Demokratike do të votojë nesër kundër këtoj vendimi anti-popullor dhe ju bën thirrje të gjithë këshilltarëve të tjerë bashkiakë të votojnë për interesat e qytetarëve që ata përfaqësojnë dhe jo të dyshes Ramës e Veliajt.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.