Kryesore

Basha flet pas mbledhjes: S’bëjmë pazar-opozitë. Ministrat teknikë, gati të dorëhiqen

13:15 - 26.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, pas mbledhjes me grupin e ri Parlamentar të PD-së, ku u dha mesazhin e parë deputetëve, në një dalje për mediat ka pohuar se do garantojnë një opozitë të sigurt, ndërsa ka bërë të ditur se do të mirëpresin këdo që të bëjë opozitë dhe jo pazar-opozitë.

Basha vuri në dukje se PD-ja do të synojë kontaktin e drejtpërdrejtë me qytetarët.

“Fakti se 20 mijë shqiptarë janë larguar nga vendi së fundmi, konfirmon se me Edi Ramën s’mund të ketë as shpresë, as dritë në fund të tunelit. Opozita jonë do të denoncojë zullumet, lidhjet e krimit me korrupsionin.

Ne garantojmë një opozitë të sigurt ku mirëpresim këdo që të bëjë opozitë dhe jo pazar-opozitë. Opozita është e plotë: jo diku opozitë dhe diku Pazar-opozitë”, – ka bërë të ditur Basha.

Kreu i rizgjedhur i PD-së, vuri në dukje dhe faktin se “ministrat teknikë në qeveri janë duke përfunduar raportin dhe kanë konfirmuar dorëheqjet e tyre”.

I pyetur në zhvillimin e një analize për humbjen e PD, kryetari i PD tha: “Analiza bëhet në dy nivele, jo në nivelin sovietik, por në nivelin e analizimit të fakteve, çfarë ka ndodhu kuti më kuti votimi dhe çfarë përfaqëson kjo për qytetarët”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.