Kryesore

Çmimi i ujit/ Loja e LSI me këshilltarët bashkiakë për të ndihmuar Erion Veliajn

20:15 - 26.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Mjaftonte që këshilltarët e PD dhe ato të LSI-së të bojkotonin mbledhjen e Këshillit Bashkiak dhe për qytetarët e Tiranës çmimi i ujit do të mbetej i njëjtë. Të dyja forcat politike ishin kundër vendimit, megjithatë nuk patën asnjë komunikim gjatë paradites. Lulzim Basha u pyet nëse do të kishte komunikim me LSI gjatë paradites, por aid ha një përgjigje evasive dhe gazetarëve i përmendi “opozitën-pazar”.

Në mbledhje Aldrin Dalipi e miratoi rendin e ditës me 31 vota pro, të mjaftueshme për të vazhduar me votimin. Më parë këshilltarët e PD dhe ato të LSI kishin dalë nga salla.

Por 31 vota mjaftonin që Veliaj të vazhdonte me votimin. Në sallë kishin qëndruar dy këshilltarë të zgjedhur nga LSI, Agim Kraja dhe Genta Mezini.

I pari foli gjatë mbledhjes duke dhënë mbështetjen e tij për rritjen e çmimit të ujit. Madje përmendi edhe takimin që patën këshilltarët e LSI-së dje me Erion Veliajn. Këshilltarja tjetër është Genta Mezini, e cila nuk foli në mbledhje.

Gjatë një interviste në Neës24, nënkryetari i LSI-së Luan Rama dha një përgjigje të çuditshme për dy këshilltarët. Ai tha se Agim Kraja nuk ishte i LSI-së dhe se ishte një personazh që kishte ndryshuar disa parti. Ndërsa për Genta Mezinin, tha se nuk e njihte.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.