Kryesore

FOTO/ Sherr me thika në Borsh, humb jetën 31-vjeçari, plagosen tre të tjerë. Ja kush është i riu

08:21 - 26.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Personi që po shihni në foto është 31-vjeçari Premtim Bega, i cili ka mbetur i vdekur si pasojë e një sherri me thika të ndodhur në mesnatë në Borsh, ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të plagosur. 7 të rinj janë përfshirë në një konflikt që degjeneroi më pas me përdorimin e thikave, e për pasojë mbeti i vdekur 31-vjeçari.

GSH.al sjell foton e të riut, i cili mbeti viktimë e sherrit me thika në Borsh.

Ndërkohë që të plagosurit e tjerë janë dërguar menjëherë në spital, ndërsa njëri prej tyre, 24-vjeçari me iniciale E. O. mësohet se është në gjendje të rëndë për jetën.

Nuk dihen ende arsyet e këtij sherri me një fund tragjik, ndërsa policia ka nisur hetimet, ku do të marrë dëshminë e të plagosurve.

GSH.al

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.