SPORT

Gazetari italian tallet me Partizanin: Mungon Padovano dhe pastaj të thërrasim policinë

09:02 - 26.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Mark Juliano pritet të zyrtarizohet si trajneri i ri i Partizanit. Por ndërsa tifozët e klubit të kuq presin me kureshtje të shohin në veprim ish-mbrojtësin e Juventusit dhe Italisë, përtej Adriatikut ky emërim është kthyer në objekt talljesh.

Gazetari i njohur sportiv italian, Paolo Ziliani, i cili ka qenë pjesë e rrjetit “Mediaset” ku bënte rubrikën e notave për emisionin “ControCampo”, kë bërë një status në Twitter duke tallur të kuqtë për këtë emërim që erdhi si pasojë e ndikimit që ka tanimë Luçiano Moxhi në klub, shkruan PanoramaSport.

“Në Shqipëri, Moxhi (i përjashtuar për mashtrim të vazhdueshëm) punëson Julianon (të skualifikuar për kokainë). Mungon vetëm Padovano dhe pastaj të thërrasim policinë”, ishte mesazhi i Zilianit.

Mikele Padovano ka qenë sulmues i Juventusit në vitet kur Moxhi drejtonte bardhezinjtë. Por pasi mbylli karrierën si futbollist, ai u implikua në disa ngjarje që kishin shumë pak lidhje me sportin, pasi u arrestua për përfshirje në trafik ndërkombëtar të drogës mes Italisë dhe Marokut. Në vitin 2011, atij iu dha një dënim prej 8 vitesh e 8 muajsh burg për përfshirjen në trafikun e drogës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.