Kryesore

“I merrni lekë mamit për kafe, jetoni në ‘Facebook’”, Erion Veliaj “spektakël” në këshillin bashkiak

19:26 - 26.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj mbrojti sot në këshillin bashkiak të Tiranës rritjen e çmimit të ujit. “Mor dështak në matematikë bë një llogari të thjeshtë. Ti duhet ta merrje këtë vendim për të mirën e Tiranës, por kishe frikë”, u shpreh Veliaj duke aluduar për kryetarin e PD-së, Lulzim Basha. Duhet thënë se në sallë nuk gjendej asnjë përfaqësues i opozitës.

“Kundërshtojnë ata që s’kuptojnë asgjë, e kundërshtoni kot. I merrni mamit lekë për kafe, jetoni në ‘Facebook’. Burimet e ujit janë akoma si në kohën e xhaxhit”, tha Veliaj.

Ndërkohë që kryebashkiaku fliste jashtë po zhvillohej një protestë e shoqërisë civile. LSI-ja besohet se do ta votojë vendimin, ndërkohë që PD-ja ka heshtur gjithë këto ditë dhe ka mbajtur vetëm sot një qëndrim politik.

220 milion euro është fatura financiare e bashkisë për t’i siguruar Tiranës ujë pa ndërprerje, shumë e cila do të paguhet kryesisht nga taksapaguesit e qytetit.

GSH.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.