Kryesore

Rritet çmimi i ujit në Tiranë, dy këshilltarët e LSI ndihmojnë Erion Veliajn

19:59 - 26.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Me 31 vota gjithsej, të gjitha pro, Këshilli Bashkiak i Tiranës vendosi miratimin e rendit të ditës, për t’u votuar në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Rritja e çmimi të ujit tashmë është fakt i kryer. Por nisma e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliajt nuk do të ishte i mundur pa votën e dy këshilltarëve të LSI.

Dy këshilltarët Agim Kraja dhe Genta Mezini, të zgjedhur të LSI-së nuk iu bindën vendimit të kësaj force politike dhe ngritën kartonin jeshil në sallë për një nga vendimet më të rëndësishme të Bashkisë dhe që prek direkt xhepat e qytetarëve.

“Ky investim është tepër i domosdoshëm sepse të gjitha tubacionet e Tiranës janë të amortizuara dhe ato çmojnë. Ka 50 vjet që nuk është ndërru një tub. Nuk është shumë problem rritja e ujit në kët përqindje” u shpreh këshilltari i LSI-së Agim Kraja para votimit.

Ndryshe nga LSI, këshilltarët e Partisë Demokratike dolën nga salla e mbledhjeve duke kërkuar të dalin edhe kolegët e tyre të LSI. Nëse kjo do të ndodhte, atëherë mbledhja do të ndërpritej për shkak të mungesës së kuorimit.

Nard Olli, kreu i këshilltarëve demokratë e quajti këtë një provë se LSI po shkon drejt “opozitës –pazar”, ndryshe nga sa i ka premtuar qytetarëve.

“Këshilltarët e LSI-së,  të dalin menjëherë nga salla ose LSI të kërkojë përjashtimin e tyre nëse nuk i janë bindur. Ne e dimë si funksionon LSI. Nëse është e kundërta, LSI të distancohet. Nëse LSI është në lartësinë e opozitës ballore që ka premtuar, le të dalë jashtë” u shpreh Olli.

Veliaj premton se me rritjen e çmimit, Tirana do të ketë 24 orë ujë pas pesë vitesh. Çmimi aktualisht sipas Veliajt është më i ulët se në Durrës, Lezhë, Fier, Korçë etj.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.