Kryesore

PD akuzon LSI për pazare me Veliajn, reagon Luan Rama: LSI e palëkundur ndaj shqetësimeve të qytetareve

18:56 - 26.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ka reaguar nënkryeari i LSI-së,  Luan Rama, në një deklarate për media,  lidhur me akuzat që bënë këshilltaret e PD­së, në Bashkinë e Tiranës, lidhur me rritjen e çmimit të ujit, pasi Veliaj pranoi kërkesat e propozuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

“LSI e palëkundur ndaj shqetësimeve të qytetareve. Mbledhja nuk ka filluar dhe kjo tregon se nuk ka seriozitet”.

Ndërsa këshilltarët e LSI­-së, në një deklaratë për media kanë reaguar sërish, e ndërsa janë në pritje për të nisur mbledhja e Këshillit Bashkiak në tiranë, për të votuar rritjen e çmimit të ujit në Tiranë. “S’jemi pjesë e asnjë pazari. Leopard Olli na bën pjesë të pazare politike”. “Ne jemi paraqitur në orën 18:00 kur duhet të fillonte mbledhja e Këshillit dhe ende s’ka filluar. Presim nga kryetari i Bashkisë seriozitet. Pasi çështjet e tilla kanë seriozitet. Nuk mund të rrimë orë duke pritur aty, deri sa të vij kryetari dhe këshilltarët. Dua t’i bëj thirrje dhe përgjigje Ollit që na bën ne pjesë e pazareve. Ne nuk jemi këshilltarë të LSI, por jemi dhe anëtarë dhe jemi në shërbim të qytetarëve. Ndaj në kërkesën që parashtruam kryetarit ë bashkisë u krijonim qytetarëve lehtësira. Dua t’i them Ollit, edhe për këtë gjendje që kemi tek ujësjellësi, është edhe faj i Bashës që e ka lënë kolateral në banka. Zotit Veliajt i kemi cacur një shkresë, sot i dorëzuam përveç një deklarate, i çuam shkresë të shkruar dhe nuk na ka ardhur në përgjigje zyrtare. Vota e LSI, vota e anëtarëve të LSI që nga dita e parë që kemi marrë këtë legjislaturë do jetë vetëm në shërbim të interesit të qytetarëve. Edhe në kërkesën që kemi dorëzuar është e qartë se çfarë kërkojmë. Presim zbatim dhe zbatim të të drejtave të qytetarëve.”, tha ajo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.